KOSOVA

Policia në Ulqin arreston tre shtetas të Kosovës, dyshohen për disa vjedhje

Kosova.Today ·

Policia e Ulqinit ka arrestuar tre shtetas të Kosovës, të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve në territorin e kësaj komune. Sipas njoftimit të Policisë së Malit të Zi, aksioni është zhvilluar në zonën e Plazhit të Madh në Ulqin,...

Policia e Ulqinit ka arrestuar tre shtetas të Kosovës, të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve në territorin e kësaj komune.

Sipas njoftimit të Policisë së Malit të Zi, aksioni është zhvilluar në zonën e Plazhit të Madh në Ulqin, me qëllim parandalimin e veprave penale të natyrës pasurore dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

Gjatë kontrollit të tre personave me inicialet H.Q. (48), B.G. (50) dhe E.K. (28), si dhe automjetit të tipit “Audi A5” me targa polake, policia ka gjetur një pajisje elektronike të specializuar për hapjen pa autorizim të automjeteve.

Po ashtu, gjatë kontrollit janë sekuestruar mjete të tjera që dyshohet se mund të jenë përdorur për kryerjen e veprave penale, si dhe para në vlerë prej 3 mijë e 785 euro dhe 960 marka konvertibile.

Sipas policisë, dyshohet se paratë e gjetura rrjedhin nga vjedhje të kryera në plazhet e Ulqinit.

Të dyshuarit janë shoqëruar në ambientet e Departamentit të Sigurisë në Ulqin, ndërsa ndaj tyre do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

14.11.2026

​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

13.11.2026

Operacioni “Heshtja”, arrestohet ish-ministri i njohur i Kosovës (FOTO)

15.11.2026