BOTA

Polonia blen avionë amerikanë për 4.6 miliardë dollarë

Polonia ka nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara në vlerën e 4.6 miliardë dollarëve për blerjen e 32 aeroplanëve të avancuar luftarakë F-35, ashtu që të forcojë mbrojtjen pas shtimit të aktiviteteve ushtarake ruse.

Presidenti polak, Andrzej Duda e ka cilësuar të premten “ditë shumë të rëndësishme për forcat ajrore polake dhe për sigurinë e Polonisë e të Europës”. Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, e nënshkroi marrëveshjen dhe i ka dorëzuar dokumentin ambasadores amerikane në Poloni, Georgette Mosbacher.

Duda tha se kjo është një prej marrëveshjeve më të mëdha të nënshkruara në historinë e forcave të armatosura të Polonisë dhe një shenjë të lidhjeve të fuqishme me SHBA-në. Departamenti amerikan i Shtetit e ka përshëndetur përkushtimin e Polonisë për modernizim të ushtrisë.

Polonia pritet të marrë dërgesën e avionëve në periudhën 2024-2030. Ky vend do të jetë shteti i 10-të i NATO-s që do të ketë këtë lloj të aeroplanit. Forcat amerikane, izraelite dhe britanik..

Loading...

Polonia ka nënshkruar një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara në vlerën e 4.6 miliardë dollarëve për blerjen e 32 aeroplanëve të avancuar luftarakë F-35, ashtu që të forcojë mbrojtjen pas shtimit të aktiviteteve ushtarake ruse.

Presidenti polak, Andrzej Duda e ka cilësuar të premten “ditë shumë të rëndësishme për forcat ajrore polake dhe për sigurinë e Polonisë e të Europës”. Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, e nënshkroi marrëveshjen dhe i ka dorëzuar dokumentin ambasadores amerikane në Poloni, Georgette Mosbacher.

Duda tha se kjo është një prej marrëveshjeve më të mëdha të nënshkruara në historinë e forcave të armatosura të Polonisë dhe një shenjë të lidhjeve të fuqishme me SHBA-në. Departamenti amerikan i Shtetit e ka përshëndetur përkushtimin e Polonisë për modernizim të ushtrisë.

Polonia pritet të marrë dërgesën e avionëve në periudhën 2024-2030. Ky vend do të jetë shteti i 10-të i NATO-s që do të ketë këtë lloj të aeroplanit. Forcat amerikane, izraelite dhe britanike tashmë kanë shfrytëzuar këta aeroplanë për luftime. Avionët amerikanë do t’i zëvendësojnë pajisjet luftarake të periudhës sovjetike, MiG-29, të cilët Polonia i shfrytëzon ende.

Loading...
Loading...

Most Popular

Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Polonia blen avionë amerikanë për 4.6 miliardë dollarë Polonia blen avionë amerikanë për 4.6 miliardë dollarëRating: 5.0
To Top