Pranohet kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar në burgun e Fushë Krujës

Pranohet kërkesa e Durim Bamit për t’u transferuar në burgun e Fushë Krujës

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Adriatik Kupi ka vendosur të pranojë kërkesën e Durim Bamit për t’u transferuar nga IEVP “313” në burgun e Fushë-Krujës. Kërkesë kjo, që më më herët ishte refuzuar nga ish-drejtori Klevis Qose.

Bami, i cili kërkoi të transferohej një ditë pasi u ekstradua nga Dubai në vendin tone, argumentoi se

qëndrimi tek “313” përbënte rrezik për jetën e tij.

47-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi më datë 15 maj 2024, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

Ai akuzohet nga SPAK se ka krijuar kushtet për vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka, si dhe të dy miqve të Ervis Martinajt. Durim Bami ka qenë dy vjet i arrestuar në Dubai dhe është ekstraduar në Shqipëri vetëm disa ditë më parë.