Prattipati thekson partneritetin 237 milionë dollarësh SHBA-Kosovë përmes MCC-së: Ky investim historik po e forcon sigurinë energjetike

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati ka theksuar partneriten “prej 237 milionë dollarësh” midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Kosovës përmes MCC-së.
Ajo mori marrë pjekë në ngjarjen e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të Qeverisë amerikane dhe Kosovës, duke folur për investimin historik që tha se po e frocon “sigurinë energjetike”.
“E ngarkuara me punë Anu Prattipati iu bashkua partnerëve për ngjarjen e Kompaktit MCC-Kosova, duke theksuar progresin në një partneritet prej 237 milionë dollarësh mes Shteteve të Bashkuara, përmes MCC-së, dhe Republikës së Kosovës. Ky investim historik po e forcon sigurinë energjetike duke adresuar furnizimin e pasigurt me energji elektrike, ndërsa krijon mundësi të reja tregtare për kompanitë amerikane në infrastrukturën energjetike, ruajtjen e energjisë dhe zhvillimin e fuqisë punëtore. Ky investim mbështet rritjen tonë të përbashkët ekonomike afatgjatë. Siguria energjetike është siguri kombëtare”, thuhet në një njoftim të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



