Presidenca ia bën një përmbledhje vizitës së Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Presidenca ia bën një përmbledhje vizitës së Osmanit në Washington: Kosova u lartësua në arenën ndërkombëtare

Presidenca e Kosovës, i ka bërë një përmbledhje vizitës që presidentja Vjosa Osmani, e ka zhvilluar në Washington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në postimin e presidencës, theksohet se Osmani mori pjesë në takimin e Bordit të Paqes, ku shtohet se, Kosova, si shtet themelues, ‘’u lartësua në arenën ndërkombëtare’’.

Në postim thuhet edhe se gjatë këtij takimi, Osmani pati mundësinë që të diskutonte me presidentin amerikan, Donald Trump.

‘’ Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Presidentja u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, me të cilin diskutuan për hapa konkretë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, avancimin e integrimit të Kosovës në NATO, dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit në mbrojtje e ekonomi’’, thuhet mes tjerash në postim.

Tutje, nga presidenca njoftohet edhe se, Osmani, gjatë këtij takimi, ka pasur mundësi të takoj dhe të bisedoj me liderë të ndryshëm përfshirë këtu edhe  ish-Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, Tony Blair.

Postimi:

????ë???????????????????????????????????? ???? ????????????????????ë???? ????ë ???????????????????????????????????????????? ???????????????????????? ????ë ????????????????????????????????????????, ????.????.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump. Si shtet bashkëthemelues përkrah SHBA-ve, Republika e Kosovës u lartësua në arenën ndërkombëtare dhe u afirmua si shtet në shërbim të paqes dhe sigurisë globale.

Përgjatë takimit inaugurues të Bordit të Paqes, Presidentja Osmani pati mundësi të diskutonte me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump dhe shumë zyrtarë të kabinetit të tij.

Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Presidentja u prit në takim nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, me të cilin diskutuan për hapa konkretë të bashkëpunimit bilateral, me fokus në forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, avancimin e integrimit të Kosovës në NATO, dhe rëndësinë jetike të bashkëpunimit në mbrojtje e ekonomi.

Presidentja Osmani, po ashtu, është takuar me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan. Ajo me ketë rast është takuar gjithashtu me Drejtorin e Lartë për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe Këshilltarin Special të Presidentit Trump, Charles McLaughlin, si dhe me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Daniel J. Lawton.

Në kuadër të takimit inaugurues të Bordit të Paqes, Presidentja zhvilloi bashkëbisedime me liderë të shumtë botërorë, përfshirë:

Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump

Emirin e Bahreinit, L.T. Hamad bin Isa Al Khalifa

Presidentin e Paraguajit, Santiago Peña

Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

Presidentin e Indonezisë, Prabowo Subianto

Presidentin e Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev

Presidentin e Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev

Presidentin e Rumanisë, Nicușor Dan

Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani

Kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif

Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orbán

Kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan

Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani

Ministrin e Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan

Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Safadi

Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan

Ministren e Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Alexandra Hill Tinoco

Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir

Ambasadorin e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz

Të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump, Steve Witkoff

Të dërguarin e posaçëm të Presidentit Trump, Jared Kushner

Përfaqësuesin e lartë

Ish-Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarin e Bordit Ekzekutiv të Bordit të Paqes, Tony Blair

Përfaqësuesin e Lartë për Gaza, Nikolay Mladenov

Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino