SHQIPERIA

Presidenti Begaj reagon për protestat: Dënon dhunën dhe përdorimin e forcës, fton në dialog

Kosova.Today ·

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar publikisht lidhur me përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave të fundit në vend, duke u bërë thirrje të gjitha palëve për përgjegjësi, vetëpërmbajtje dhe respektim të kuadrit...

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar publikisht lidhur me përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave të fundit në vend, duke u bërë thirrje të gjitha palëve për përgjegjësi, vetëpërmbajtje dhe respektim të kuadrit ligjor.

Përmes një deklaratë zyrtare, Kreu i Shtetit nëliron se e drejta për protestë paqësore përbën një nga shtyllat kryesore të demokracisë dhe se është detyrim i shtetit për ta garantuar atë. Megjithatë, Presidenti Begaj theksoi se pakënaqësia nuk mund të shprehet përmes acteve të dhunshme.

Nga ana tjetër, Begaj u ndal edhe te reagimi i autoriteteve policore, duke nëvizuar se ndërhyrja e policisë duhet të mbetet rreptësisht brenda kufijve të ligjit dhe parimit të proporcionalitetit.

“Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim,” u shpreh Presidenti, duke nëvizuar se në këto momente vendit i nevojitet më shumë përgjegjësi nga të gjithë aktorët.

Në përmbyllje të mesazhit të tij, Kreu i Shtetit u shpreh i gatshëm për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve dhe bëri me dije se zyra e tij mbetet e hapur për çdo të ri e qytetar që kërkon dialog dhe dëshiron të kontribuojë për të mirën e vendit.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shqipëria në qendër të sulmit me dron në Libi: Analiza e Meçollarit

24.11.2026

Elisa Spiropali përjashtohet nga PS: Vendosur në rreshtin e fundit në Kuvend

26.11.2026

Aksident fatale në Dimal: 67-vjeçari vdes kur makina përmbyset në kanal

26.11.2026

Plagosje me thikë në Fier: Autor i mitur në kërkim

24.11.2026