Presidenti vietnamez To Lam zgjidhet sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste

Presidenti vietnamez To Lam u emërua sot sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, duke zëvendësuar Nguyen Phu Trong, i cili vdiq dy javë më parë. “Këtë mëngjes, 3 gusht 2024, komiteti qendror i Partisë zgjodhi To Lam si sekretar të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit,” njoftoi partia në një konferencë për shtyp. [...]Read More...

Presidenti vietnamez To Lam zgjidhet sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste

Presidenti vietnamez To Lam u emërua sot sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, duke zëvendësuar Nguyen Phu Trong, i cili vdiq dy javë më parë.

“Këtë mëngjes, 3 gusht 2024, komiteti qendror i Partisë zgjodhi To Lam si sekretar të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit,” njoftoi partia në një konferencë për shtyp.

“Është një nder i madh,” tha Lam, 67 vjeç, një ish-ministër, i cili nuk specifikoi nëse do të largohej nga posti i presidentit të vendit.

Lam kishte marrë detyrën e shefit të partisë më 18 korrik, një ditë para vdekjes së Trong, shëndeti i të cilit ishte përkeqësuar.

Përfaqësuesit e partisë mbështetën njëzëri kandidaturën e Lam, thanë zyrtarët në një konferencë shtypi. Duke iu drejtuar delegatëve të partisë, ai u zotua të çojë përpara trashëgiminë e Trong, të mos ndryshojë politikën e jashtme të vendit, të përqendrohet në arritjen e synimeve të zhvillimit socio-ekonomik të vendit dhe të vazhdojë “me forcë” fushatën e Vietnamit kundër korrupsionit.

Megjithëse Vietnami nuk ka zyrtarisht një udhëheqës suprem, shefi i partisë në fakt luan një rol më të rëndësishëm se zyrtarët e tjerë pasi Trong forcoi fuqitë e postit gjatë 13 viteve të tij në detyrë.

/abcnews.al

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :