KOSOVA

Presidentja Shiroka-Pula fton shqiptarët e Luginës të votojnë në zgjedhjet e së dielës në Serbi

Kosova.Today ·

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka dërguar mesazh shqiptarëve të Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet e së dielës në Serbi.Sipas Shiroka-Pulës, çdo votë ka rëndësi.“Ju ftoj që nesër, më 25 tetor, të merrni pjesë sa më masivisht...

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka dërguar mesazh shqiptarëve të Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet e së dielës në Serbi.Sipas Shiroka-Pulës, çdo votë ka rëndësi.“Ju ftoj që nesër, më 25 tetor, të merrni pjesë sa më masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve” – thuhet në mesazhin e presidentes së Kosovës.“Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve. Çdo votë ka rëndësi. Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc” –

ka deklaruar ajo.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kurti pas takimit me kryeministrin britanik: Mbretëria e Bashkuar, aleate e posaçme e Kosovës

13.11.2026

S’ka çmim tavan e as heqje të akcizës, vazhdon furnizimi me naftë me çmime të larta

13.11.2026

Ligji për Specialen rikthehet sot në Kuvend, BE-ja paralajmëron për shkelje të obligimeve ndërkombëtare

13.11.2026

Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë, Ligji për Specialen, i padobishëm

13.11.2026