SHOWBIZ

Pretendimet për të, Beharja thyen heshtjen dhe nxjerr foton krah bashkëshortit

Kosova.Today ·

TB Ora Info Orainfo · November 13, 2026 · Info Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Beharja, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë me një fotografi të publikuar përkrah bashkëshortit të saj, pas zhvillimeve të...

TB

Ora Info Orainfo · November 13, 2026 · Info

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 5”, Beharja, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, këtë herë me një fotografi të publikuar përkrah bashkëshortit të saj, pas zhvillimeve të fundit në spektaklin Prime.

Largimi i saj i papritur nga shtëpia kishte nxitur reagime dhe aludime të shumta, mes të cilave edhe pretendime se afrimiteti me Fuegon mund të kishte ndikuar në vendimin e saj për të ndërprerë garën.

Kjo çështje u diskutua edhe gjatë spektaklit të sontëm, ku opinionistja Rudina Dembacaj përmendi aludimet që lidheshin me raportin e Behares dhe Fuegos.

Megjithatë, gjatë Prime-it u bë e ditur se largimi i Behares lidhej me një situatë familjare. Moderatori Alaudin Hamiti sqaroi se njëri prej fëmijëve të saj ishte përballur me bullizim në shkollë për shkak të pjesëmarrjes së nënës në BBVK.

Pas këtyre zhvillimeve, Beharja publikoi në Instagram një fotografi ku shfaqet pranë bashkëshortit, teksa së bashku po ndiqnin spektaklin në televizor.

“Ju vazhdoni me lajmet, na po vazhdojmë me jetën”, shkroi ajo krahas fotografisë, duke e shoqëruar mesazhin me emoji të qeshurash dhe zemër.

Ky postim vjen pas diskutimeve të shumta për jetën e saj private dhe mund të interpretohet si një përgjigje ndaj aludimeve që kanë qarkulluar ditët e fundit, ndonëse Beharja nuk ka përmendur drejtpërdrejt askënd.

Më herët, ajo kishte publikuar edhe një mesazh ku tregonte se ndihej mirë pranë familjes dhe njerëzve të dashur, duke theksuar se kishte zgjedhur të ishte aty ku kishte më shumë nevojë dhe ku të afërmit kishin nevojë për të.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Xheneta i kundërpërgjigjet Zojës pas thumbimit në BBVK: “Ma mirë në lavanderi se në Galaxy”

13.11.2026

Lotët ‘pushtojnë’ shtëpinë, banoret e Big Brother nuk mund të përmbahen

12.11.2026

Bejta ua këputi shpresat krejt vajzave, e konfirmon LIVE se është në një lidhje jashtë shtëpisë së Big Brotherit

14.11.2026

Gimbos i vjedhin veturën, Selin flet për incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial

08.11.2026