KOSOVA

Pritje deri në 60 minuta në këtë pikë kufitare! Udhëtarët përballen me kolona dhe vonesa të gjata

Kosova.Today ·

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku janë raportuar pritje dhe kolona në disa prej tyre. Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Muçibabë, ku qytetarët që dalin...

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen në pikat e kalimit kufitar, ku janë raportuar pritje dhe kolona në disa prej tyre.

Pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Muçibabë, ku qytetarët që dalin nga Kosova po presin rreth 60 minuta, ndërsa kolona arrin deri në 800 metra.

Në Dheu i Bardhë pritjet për automjete janë rreth 30 minuta, me kolonë prej 200 metrash në hyrje dhe 300 metrash në dalje, raporton IndeksOnline.

Ndërkohë në Merdarë pritjet në dalje janë 10–15 minuta, ndërsa në shumicën e pikave të tjera kufitare pritjet janë nga disa minuta dhe pa kolona të theksuara.

Sipas të dhënave të përditësuara në orën 20:12, në pikat tjera kufitare nuk raportohet fluks i madh për automjetet në hyrje të Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

14.11.2026

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

14.11.2026

Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin

14.11.2026

Tahiri për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: BE-ja duhet të kërkojë falje, në Prishtinë të ketë dorëheqje

16.11.2026