KOSOVA

“Ora e Pritjes” nis sot në Prishtinë – fillon numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit

Kosova.Today ·

Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të nisë sot aktivitetin “Ora e Pritjes” në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Aktiviteti do të nisë në orën 10:00 me lansimin e një ekrani gjigant, në të cilin do të shfaqet numërimi mbrapsht drejt...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” do të nisë sot aktivitetin “Ora e Pritjes” në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Aktiviteti do të nisë në orën 10:00 me lansimin e një ekrani gjigant, në të cilin do të shfaqet numërimi mbrapsht drejt 16 shtatorit, datës kur pritet vendimi final ndaj krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas “Liria ka Emër”, “Ora e Pritjes” nis 25 ditë para kësaj date, duke e kthyer pritjen e vendimit në një aktivitet publik në qendër të kryeqytetit.

Gjatë aktivitetit pritet të ketë fjalime nga aktorë të ndryshëm të jetës publike, ndërsa është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e personaliteteve të rëndësishme.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Hoti: Kam përshtypjen që në kabinetin e Kurtit kryejnë ndonjë trajnim për të mashtruar publikun

15.11.2026

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026

Një person gjendet pa shenja jete në Prizren

15.11.2026

“Rrethana të jashtëzakonshme”: Urdhërohet ndërprerja e të gjitha fluturimeve brenda ShBA-së

14.11.2026