SHQIPERIA

Produktet ushqimore për kafshë, AKU harton plan 3-mujor pas rasteve jokonforme

Kosova.Today ·

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU këtë të enjte ka dalë me një njoftim lidhur me shqetësimet për analizimin e produkteve ushqimore për kafshë. Në njoftim bëhet me dije se në periudhën 1 janar-31 tetor 2026 rezultojnë që në Pikat e...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU këtë të enjte ka dalë me një njoftim lidhur me shqetësimet për analizimin e produkteve ushqimore për kafshë. Në njoftim bëhet me dije se në periudhën 1 janar-31 tetor 2026 rezultojnë që në Pikat e Inspektimit Kufitar janë marrë 28 mostra.

Sipas njoftimit, 26 mostra kanë rezultuar konforme. Më tej bëhet me dije se 2 mostra, produkt misër për kafshë që kanë qenë të bllokuara në magazinën e subjektit janë dërguar me destinacion asgjësimin e tyre.

Gjithashtu ka rezultuar se 2 mostra jo konforme të datave 3 mars dhe4 maj ishin me origjinë nga Greqia. Nisur nga problematikat e konstatuara, me qëllim parandalimin e situatave të krijuara Aflatoxine B1 është hartuar një plan masash 3 mujor.

“Plani 3 mujor për produktin misër ushqim për kafshë, është hartuar në bazë të treguesve të matricës së riskut dhe më konkretisht: historikut të jokonformiteteve, origjinës së produktit, sasisë dhe numrit të importeve.

Po vijohet me marrjen e mostrave për ngarkesat për të gjithë importuesit e këtij produkti, ku një vëmendje më e shtuar është për importuesit për herë të parë.

Në vijim të zbatimit të tij, janë marrë deri më tani 16 mostra, të cilat janë dërguar për analizim në Laboratorin e Referencës ISUV për treguesin Aflatoxine B1, të cilat janë në proces analizimi.

Janë njoftuar të gjithë operatorët e biznesit që importojnë misër ushqim për kafshë që produkti do të kalojë me bllokim në magazinën e subjektit dhe do të mbahet i bllokuar deri në daljen e përgjigjes së analizave në zbatim të legjislacionit në fuqi.

Frekuenca e marrjes së mostrave do të përditësohet referuar historikut të jokonformiteteve, origjinës së produktit, sasisë dhe numrit të importeve”, thuhet në njoftim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit shton se po bashkëpunon me Drejtorinë e Shërbimit Këshillimor, Transferimit të Teknologjive Bujqësore dhe Projekteve duke vazhduar me vlerësimin e një plani monitorimi të përbashkët me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve për monitorimin e prodhimit vendas të produktit misër, ushqim për kafshë.

The post Produktet ushqimore për kafshë, AKU harton plan 3-mujor pas rasteve jokonforme appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shpërthimi me tritol në makinën e një gruaje në Elbasan, në pranga një 17-vjeçar! Në kërkim bashkëautorët

12.11.2026

Balla: Reforma Zgjedhore miratohet deri më 30 nëntor, PS nuk pranon shtyrjen e afatit

11.11.2026

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, homazhe në nder të 23 dëshmorëve (VIDEO)

11.11.2026

Të shpallur në kërkim për mashtrim dhe vjedhje, arrestohen dy persona në Rinas! Pritet ekstradimi i 31-vjeçarit turk

11.11.2026