SHQIPERIA

Projektligji për Policinë, mbi 55 vjeç përfiton 50% të pagës neto

Ulja e moshës mesatare në Policinë e Shtetit, tashmë, është formalizuar në një projektligj të miratuar nga qeveria, ndërsa në janar do të shqyrtohet në Parlament.
Projektligji u garanton trajtim financiar punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët duan të largohen nga radhët e uniformave blu përpara daljes në pension të plotë pleqërie.
Çdo efektiv që ka mbushur 55 vjeç dhe plotëson 30 vite vjetërsi në shërbim mund të përfitojë 50% të pagës mujore neto, në momentin e ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.
E njëjta mundësi vlen edhe për punonjësit e Gardës së Republikës dhe ato të Shërbimit për Çështjet e Brendshme, ndërsa trajtimi financiar përfitohet me kërkesë të punonjësit ose të titullarit të institucionit. Më pas, kjo kërkesë duhet të marrë miratim nga një Komision i Posaçëm.
Megjithatë, efektivët që do të zgjedhin të largohen duke përfituar në vazhdim gjysmën e pagës do të kenë detyrimin të aktivizohen në shërbim deri në 700 orë në vit.
Burimet thanë se një pjesë e tyre mun..

Loading...

Burimet thanë se një pjesë e tyre mund të aktivizohen në shoqërinë e ruajtjes që administrohet nga ministria e Brendshme “Illyrian Guard”./A2

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Projektligji për Policinë, mbi 55 vjeç përfiton 50% të pagës neto Projektligji për Policinë, mbi 55 vjeç përfiton 50% të pagës netoRating: 5.0
To Top