KOSOVA

Projektligji për Specialen, Lushaku: LDK nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme

Kosova.Today ·

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se LDK nuk e mbështet nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Gjatë fjalimit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Lushaku-Sadriu tha se LDK nuk...

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se LDK nuk e mbështet nismën për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Gjatë fjalimit në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, Lushaku-Sadriu tha se LDK nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme, raporton Klankosova.tv

“LDK paralajmëron me kohë për rreziqet e mundshme juridike, politike dhe ndërkombëtare që ajo bart. I bëjmë thirrje propozuesve dhe deputetëve që t’i marrin seriozisht këto rreziqe dhe të veprojnë në interes të drejtësisë së Republikës së Kosovës. Lufta e UÇK-së është e shenjtë, mbrojtja e karakterit të saj çlirimtar, përkushtimi ndaj drejtësisë për viktimat dhe ruajtja e interesit shtetëror të Kosovës janë përgjegjësi ndaj të cilave LDK-ja do t’u qëndrojë besnike gjithmonë”, tha mes tjerash Lushaku-Sadriu./Klankosova.tv

The post Projektligji për Specialen, Lushaku: LDK nuk mund të bëhet pjesë e kësaj nisme appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Fotografia e Titos-Veton Surroi i përgjigjet Baton Haxhiut

14.11.2026

Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime er’otike dhe korruptive, jepni dorëheqjen

15.11.2026

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

14.11.2026

S’ka kuorum në Kuvend për rezolutën që kërkon furnizim të pandërprerë me barna esenciale

13.11.2026