NEWS

Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Saimir Tahirin

Loading...

Seanca e kësaj të marte në gjykatën e krimeve të rënda ndaj ish- Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri pritet të zgjasë jo pak, pasi prokuroria dhe pala mbrojtëse kanë hedhur thuajse gjithçka në “tavolinë”.

Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Saimir Tahirin dhe nëse ish- Ministri dënohet për tre akuzat e ngritura ndaj tij ai do të kalojë 8 vite të jetës në burg, kjo pasi gjykata tashmë e ka pranuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar, që ai ul masën e dënimit me 1/3.

Në gjyq prokuroria ka rradhitur argumentat e saj, përgjimet, dokumentet dhe provat që sipas organit të akuzës vërtetojnë faktin se Tahiri ka qenë një element mjaft i rëndësishëm në trafikun e drogës që kryente banda e Habilajve. Organi i akuzës ka vënë po ashtu dhe dëshminë e një oficereje policie e cila ka pranuar se mes Tahirit dhe Habilajve kishte një ‘marrëdhënie të veçantë’.

Tahiri është mbrojtur vetë duke thënë se Policia e Shtetit në 2/ 10/2013, fill pas episodit të parë kur akuzohet të jetë përfshirë se ka favorizuar Habilajt, kishte dërguar procedim penal ndaj shtetasve Moisi dhe Florian Habilaj.

“Si mundet që unë t’i dërgoja ata në procedim për sa kohë i favorizoja në trafikun e drogës?!”, ka thënë Tahiri.

Nga ana tjetër Tahiri ka publikuar për herë të parë një informacion në lidhje me një letër sekrete që i ka dërguar Ministres së Mbrojtjes së asaj kohe, zonjës Mimi Kodheli. Fjala ishte për letër ku Tahiri informonte Kodhelin se radarët e ushtrisë që monitoronin detin shqiptar nuk funksiononin, një detaj i cili është përdorur nga prokuroria për të argumentuar faktin se trafiku i drogës është lehtësuar.

“Unë në kohën që kam qenë ministër i Brendshëm, në vitin 2016, i kam dërguar një shkresë konfidenciale, “Top Secrete”, koleges sime, ish-ministres Mimi Kodheli. Në këtë shkresë, e kam vënë në dijeni se radarët e ushtrisë nuk punonin, pasi Policia kishte konstatuar mosfunksionimin e tyre, duke hapur një rrugë të re për trafikun e drogës.”-ka thënë Tahiri.

Në seancën gjyqësore të Tahirit, e cila pritet të zgjasë këtë të martë, janë parë të qëndrojnë dhe disa vëzhgues të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Saimir Tahirin Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Saimir TahirinRating: 5.0
To Top