JETA

Prokuroria në Hagë kërkon 6 vjet burg për Thaçin, 9 muaj për Kuçin dhe nga 3 vjet për Smakajn, Kilajn e Fazliun

Kosova.Today ·

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur sot paraqitja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të bashkëakuzuarve Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët...

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur sot paraqitja e deklaratave përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të bashkëakuzuarve Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi, të cilët akuzohen për vepra penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Në sallën e gjyqit është i pranishëm vetëm Thaçi, ndërsa të akuzuarit e tjerë po e ndjekin seancën përmes video-lidhjes.

Në deklaratën përmbyllëse, Prokurori i Specializuar Joshua Hafetz kërkoi nga gjykata që vendimi të bazohet në ligj, prova dhe faktet e paraqitura gjatë procesit.

Prokuroria kërkoi që të gjithë të akuzuarit të shpallen fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës, ndërsa paraqiti edhe dënimet e kërkuara për secilin prej tyre.

Sipas kërkesës së Prokurorisë:

Hashim Thaçi – 6 vjet burgim
Hajredin Kuçi – 9 muaj burgim
Fadil Fazliu – 3 vjet burgim
Isni Kilaj – 3 vjet burgim
Bashkim Smakaj – 3 vjet burgim
Këto janë kërkesat e Prokurorisë, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë trupi gjykues i Dhomave të Specializuara.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova

15.11.2026

Sindikatat kërkojnë pagë minimale prej 5.000 frangash për punonjësit me arsim profesional

13.11.2026

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026