Prokuroria thirrje qytetarëve: Mos bini pre e mashtruesve

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, që të mos bien pre e mashtrimeve nëpër platforma të komunikimit, ku nga persona të paautorizuar u kërkohen të dhënat personale të kartelave të llogarive të bankave vendore dhe që assesi të mos i shpërndajnë këto […]

Prokuroria thirrje qytetarëve: Mos bini pre e mashtruesve

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve, që të mos bien pre e mashtrimeve nëpër platforma të komunikimit, ku nga persona të paautorizuar u kërkohen të dhënat personale të kartelave të llogarive të bankave vendore dhe që assesi të mos i shpërndajnë këto të dhëna.

Njëkohësisht Prokuroria u ka bërë apel të gjithë qytetarëve që kanë pranuar kërkesa të tilla dhe atyre që kanë shpërndarë të dhënat e llogarive bankare dhe potencialisht janë dëmtuar, që të lajmërohen në stacionin më të afërt policor të vendbanimit të tyre për të dhënë deklaratë në cilësinë e të dëmtuarit apo dëshmitarit.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :