JETA

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

Kosova.Today ·

Unioni i Sindikatave Zvicerane kërkon që çdo person që përfundon një arsimim profesional të fitojë së paku 5.000 franga në muaj. Kërkesa ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësuesit e ekonomisë, të cilët paralajmërojnë pasoja për...

Unioni i Sindikatave Zvicerane kërkon që çdo person që përfundon një arsimim profesional të fitojë së paku 5.000 franga në muaj. Kërkesa ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësuesit e ekonomisë, të cilët paralajmërojnë pasoja për sistemin e aftësimit profesional, njofton albinfo.ch.

Unioni i Sindikatave Zvicerane (USS) po përgatit një iniciativë popullore që parasheh pagë minimale mujore prej 5.000 frangash për të gjithë personat që përfundojnë një zanat, raporton albinfo.ch.

Kryetari i USS-së, Pierre-Yves Maillard, argumenton se arsimi profesional duhet të shpërblehet më mirë dhe se paga duhet të jetë e mjaftueshme për të siguruar jetesën.

Por kjo kërkesë kundërshtohet nga përfaqësuesit e punëdhënësve. Fabio Regazzi, kryetar i Unionit Zviceran të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, paralajmëron se një rregullim i tillë mund t’i detyrojë kompanitë të ofrojnë më pak vende për praktikantë. Sipas tij, pagat duhet të përshtaten me dallimet ndërmjet profesioneve, sektorëve dhe rajoneve.

Edhe Unioni i Punëdhënësve të Zvicrës kundërshton vendosjen e një page minimale të detyrueshme nga shteti, duke argumentuar se përcaktimi i pagave duhet të bëhet nga kompanitë dhe partnerët socialë, duke marrë parasysh përvojën dhe përgjegjësitë e punonjësve.

Ndërkohë, punëdhënësit kundërshtojnë edhe kërkesën e sindikatave për tetë javë pushim vjetor për të gjithë personat në arsimim profesional. Sipas tyre, edhe kjo çështje duhet të përshtatet sipas mundësive dhe nevojave të secilit sektor./Albinfo.ch

The post Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Reshje shiu në fillim të javës në Zvicêr, të premten pritet rënie e ndjeshme e temperaturave

10.11.2026

Zvicër: Më 29 nëntor votohet për transport publik më të lirë për të rinjtë

12.11.2026

Ambasada e Zvicrës diskuton ndërkombëtarizimin e skenës muzikore të Kosovës

12.11.2026

Pse po shtrenjtohen biletat e avionit nga Zvicra? Paralajmërohen rritje deri në 20 për qind

10.11.2026