BOTA

SHBA-ja propozoi që Ukraina të shkëmbejë territore me anëtarësimin në NATO, zbulon Zelenski

Kosova.Today ·

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur idenë që Ukraina të heqë dorë nga rajoni lindor i Donbasit në favor të Rusisë, në këmbim të anëtarësimit në NATO, njofton CNN, përcjell agjencia e lajmeve INA. Këtë e ka bërë të ditur presidenti...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hedhur idenë që Ukraina të heqë dorë nga rajoni lindor i Donbasit në favor të Rusisë, në këmbim të anëtarësimit në NATO, njofton CNN, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Këtë e ka bërë të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke folur për bisedimet e fundit.

Zelenski u tha gazetarëve se negociatorët amerikanë e kishin ngritur këtë propozim për herë të parë. Rusia, ndërkohë, prej kohësh synon ta marrë nën kontroll të plotë këtë rajon, ndërsa presidenti rus, Vladimir Putin, e ka përdorur edhe mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO si një nga arsyet për nisjen e pushtimit të plotë të vendit në vitin 2022.

Pjesa më e madhe e Donbasit aktualisht kontrollohet nga Rusia, megjithëse ofensiva tokësore e Moskës në këtë rajon, e cila po zhvillohet prej kohësh, ka ngecur kryesisht.
“Amerikanët ngritën një pyetje: ‘Po sikur Ukraina të anëtarësohet në NATO? A do të tërhiqej Ukraina nga Donbasi?’ Kjo ishte hera e parë që një propozim i tillë u ngrit”, deklaroi Zelenski.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Ndërprerje e sinjalit GPS në Detin e Veriut / 80 avionë mbeten të izoluar në fluturim, dyshimet te një super-transmetues rus

14.11.2026

Japonia vëzhgon çdo shenjë ndryshimi në politikën e Trumpit

13.11.2026

“Izraeli i Madh”, çfarë fshihet pas hartës që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme?

13.11.2026

Rrogat minimale në BE: Ku është paga më e lartë dhe ku më e ulëta?

09.11.2026