Protesta në Vlorë/Tregtarët përballen me Spiropalin,ankohen për zhvendosjen e tregut
Në ditën e pestë të protestës, tregtarët e Tregut të Madh të Vlorës janë mbledhur serish sot kundër zhvendosjes nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre aktual. Ata shprehen se nuk janë kundër zhvillimit, por spostimi i tyre drejt Jalisë së Nartës është shkatërrim, pasi nuk ka asnjë kusht dhe është gati 3 km larg, […]
Në ditën e pestë të protestës, tregtarët e Tregut të Madh të Vlorës janë mbledhur serish sot kundër zhvendosjes nga vendi ku ushtrojnë aktivitetin e tyre aktual. Ata shprehen se nuk janë kundër zhvillimit, por spostimi i tyre drejt Jalisë së Nartës është shkatërrim, pasi nuk ka asnjë kusht dhe është gati 3 km larg, gjë që sjell mbylljen përfundimtare të aktivitetit të tyre.
Paraditen e sotme, protesta u zhvendos përpara Teatrit “P. Marko” të Vlorës, ku pritej të zhvillohej një event ndërkombëtar, ku pritej që të vinte edhe kryeministri Rama, por ka mbërritur ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali.
Tregtarët zgjodhën këtë moment për të bërë zërin e tyre më të dëgjueshëm, duke protestuar gjatë kalimit të ministres Elisa Spiropali. Gjatë situatës, Spiropali ndaloi dhe u kthye për të komunikuar drejtpërdrejt me protestuesit.
“Bravo që erdhe”, i thonë qytetarët.
“Unë do flas tani me kryetaren e bashkisë dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak. Edhe bashkia ka një plan të saj të zhvillimit“, u tha ministrja qytetarëve.
Pas këtij komunikimi të shkurtër, Spiropali u largua për të marrë pjesë në eventin ndërkombëtar, ndërsa tregtarët vijuan protestën, duke kërkuar zgjidhje konkrete dhe dialog me autoritetet lokale.

