SHQIPERIA

Protesta e studentëve në Tiranë, Ambasada Gjermane shpërndan qëndrimin e Delegacionit të BE-së

Kosova.Today ·

Ambasada Gjermane ka shpërndarë qëndrimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri lidhur me protestën studentore që po zhvillohet në Tiranë. Ambasada Gjermane mban të njëjtin qëndrim si Delegacioni i BE-së, i cili, në postimin e tij,...

Ambasada Gjermane ka shpërndarë qëndrimin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri lidhur me protestën studentore që po zhvillohet në Tiranë.

Ambasada Gjermane mban të njëjtin qëndrim si Delegacioni i BE-së, i cili, në postimin e tij, ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e tensioneve mes forcave të rendit dhe të rinjve, ndërsa u ka bërë thirrje palëve të ulin tensionet.

Reagimi i plotë i Delegacionit të BE-së:

Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi.

Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet.

Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara.

Protesta para Ministrisë së Arsimit, reagon delegacioni i BE: Të gjitha palët të ulin tensionet

The post Protesta e studentëve në Tiranë, Ambasada Gjermane shpërndan qëndrimin e Delegacionit të BE-së appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Arrestuar në Kosovë: Trafikim i të miturve, 13-vjeçarja e gjetur në Tiranë

24.11.2026

Konferenca e Investimeve BE-Ballkani: 600+ investitorë në Tiranë për zhvillim dhe inovacion

25.11.2026

Vdiq në moshën 76-vjeçare ish-deputeti Ylli Ziçishti, mjek i njohur dhe nip i Llambi Ziçishtit

26.11.2026

Festim Bexhdili: 25 vjet burg për zhdukjen e Jan Prengës, provat fshehura

24.11.2026