SHQIPERIA

Protesta me tensione në Tiranë, MSH: Në spitale kanë marrë ndihmë mjekësore protestues, policë dhe gazetarë

Kosova.Today ·

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri se gjatë ditës së sotme kanë marrë ndihmë mjekësore protestues, efektivë policie, përfaqësues të medias dhe kalimtarë. Sipas MSH, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri se gjatë ditës së sotme kanë marrë ndihmë mjekësore protestues, efektivë policie, përfaqësues të medias dhe kalimtarë.

Sipas MSH, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit. Pas konsultave me mjekët, dy prej tyre janë larguar nga spitali, ndërsa personi i tretë vijon ekzaminimet nga stafi i urgjencës.

Ndërkohë, në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor edhe dy përfaqësuese të medias. Pas ekzaminimeve dhe konsultave përkatëse, ato janë larguar me këshillën e mjekut, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Gjashtë efektivë të Policisë, të raportuar me dëmtime nga mjete të forta, kryesisht në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme, kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Të gjashtë efektivët janë larguar nga spitali me këshillën e mjekut, jashtë rrezikut për jetën.

Për ndihmë mjekësore janë paraqitur edhe dy kalimtarë të cilët kanë qenë në zonën ku u zhvillua protesta.

Njëri prej tyre është shtruar në spital, ku do të vijojë të qëndrojë nën kujdesin e stafit mjekësor, ndërsa personi tjetër po mbahet në monitorim nga mjekët.

The post Protesta me tensione në Tiranë, MSH: Në spitale kanë marrë ndihmë mjekësore protestues, policë dhe gazetarë appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Berisha: 28 Nëntori do të jetë më i madh se kurrë, sovrani ka fjalën e fundit

24.11.2026

Shqipëria në qendër të sulmit me dron në Libi: Analiza e Meçollarit

24.11.2026

Vetmia e të moshuarve në Pogradec: Mungesa e kujdesit dhe pasiguria për të ardhmen

25.11.2026

BE synon 338 mln euro për Shqipëri, Mal të Zi dhe RMV | Status kandidat për Kosovë?

25.11.2026