SHQIPERIA

Protesta në Tiranë, reagon ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon dhunën

Kosova.Today ·

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas përplasjeve të shënuara në ditën e dytë të protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një postim në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë theksohet se e drejta për të protestuar nuk e legjitimon përdorimin...

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas përplasjeve të shënuara në ditën e dytë të protestës para Ministrisë së Arsimit.

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook të Ministrisë theksohet se e drejta për të protestuar nuk e legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private.

“Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia. Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve” thuhet në reagimin e saj në rrjete sociale. 

The post Protesta në Tiranë, reagon ambasada britanike: E drejta për të protestuar nuk legjitimon dhunën appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Elisa Spiropali: Reagimi i fortë ndaj përjashtimit nga PS dhe mesazhi i saj për drejtësi

22.11.2026

Vrasje në Fier: Selami Hasani vdiq, rrethanat ende të panjohura

23.11.2026

Takimi i fundit Borsellino-De Gennaro: Ish-prokurori Ingroia shpjegon misteret

23.11.2026

Veliaj: Refuzon operacion në Fier dhe kërkon GJKKO-së

22.11.2026