Protestat në Turqi/ Platforma “X” pezullon llogaritë që i përkasin figurave të opozitës

Platforma e rrjeteve sociale X e Elon Musk ka pezulluar shumë llogari që i përkasin figurave të opozitës në Turqi, mes trazirave të përhapura në vend. Pezullimi i llogarive vjen ndërsa protestat vazhdojnë, të shkaktuara nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Stambollit dhe kundërshtarit kryesor politik të presidentit turk Erdogan, Ekrem Imamoglu, me akuza [...]Read More...

Protestat në Turqi/ Platforma “X” pezullon llogaritë që i përkasin figurave të opozitës

Platforma e rrjeteve sociale X e Elon Musk ka pezulluar shumë llogari që i përkasin figurave të opozitës në Turqi, mes trazirave të përhapura në vend.

Pezullimi i llogarive vjen ndërsa protestat vazhdojnë, të shkaktuara nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Stambollit dhe kundërshtarit kryesor politik të presidentit turk Erdogan, Ekrem Imamoglu, me akuza për korrupsion dhe terrorizëm.

Protestat u përhapën pavarësisht se qeveria ndaloi tubimet për katër ditë.

Shumë nga organizatorët e protestave, anëtarë të partive opozitare, studentë dhe aktivistë, po konstatojnë se llogaritë e tyre janë pezulluar, sipas Yusuf Jan, koordinator dhe analist në Programin për Lindjen e Mesme të Qendrës Wilson.

Dhe ai vuri në dukje se shumë prej këtyre llogarive i përkisnin aktivistëve me ndjekës që arrinin në dhjetëra mijëra.

Disa llogari duket se janë pezulluar vetëm për përdoruesit në Turqi, ndërsa mbeten “të dukshme” për pjesën tjetër të botës./abcnews.al