KOSOVA

Nata e 15 e protestës, vendoset mbishkrimi “Bac s’u kry” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova.Today ·

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sonte në natën e pesëmbëdhjetë të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së. Protestuesit me këtë rast...

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sonte në natën e pesëmbëdhjetë të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara për ish-krerët e UÇK-së.

Protestuesit me këtë rast kanë vendosur mbishkrimin “Bac s’u kry”, duke shprehur mbështetjen për ish-krerët e UÇK-së, të cilët janë dënuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë më 16 shtator, me gjithsej 81 vjet heqje lirie.Ata edhe një herë bënë thirrje për lirimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, duke thënë se vendimi dënues nga Haga “nuk është në emrin e tyre”.

Po ashtu, iu bë thirrje Qeverisë së Kosovës që të procedojë urgjentisht në Kuvend për miratim të projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara para datës 6 tetor.

Kujtojmë, nesër në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke filluar nga ora 16:00 në sheshin “Skënderbeu”, do të mbahet protesta e paralajmëruar nga platforma Liria ka Emër, për të shprehur revoltën ndaj vendimit të padrejtë të Gjykatës Speciale.

Përveç në Kosovë, protesta në kundërshtim të vendimit të Speciales janë mbajtur edhe në Shkup, në disa qytete të SHBA-së, në Kanada, Zvicër, Gjermani dhe Austri, teksa janë paralajmëruar protesta të reja edhe në Bruksel për datën 10 tetor.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026

“Na keni dhënë shumë emocione”, llogaria e Thaçit rikthen një postim të ish-presidentit në mbështetje të kombëtares

14.11.2026

Erërat e fuqishme shkaktuan dëme në Rahovec, Komuna hap afatin për kompensim

13.11.2026

AUV tërheq nga tregu “Mishin e bluar të gjedhit” të kompanisë “AJH FOODS”, u gjet ADN pule

13.11.2026