BOTA

​Pse po protestohet në mbarë Evropën?

Kosova.Today ·

Të rinjtë në disa vende të Evropës, përfshirë Francën, Spanjën, Portugalinë dhe Shqipërinë, kanë protestuar kundër gjendjes në arsim, rritjes së kostos së jetesës dhe krizës së banimit. Në Francë, nxënësit janë përplasur me policinë për mungesën...

Të rinjtë në disa vende të Evropës, përfshirë Francën, Spanjën, Portugalinë dhe Shqipërinë, kanë protestuar kundër gjendjes në arsim, rritjes së kostos së jetesës dhe krizës së banimit.

Në Francë, nxënësit janë përplasur me policinë për mungesën e mësimdhënësve dhe kushtet e këqija në shkolla. Protestave u janë bashkuar qytetarë që kërkojnë uljen e çmimeve, rritjen e pagave dhe pensioneve.

Në Spanjë, protestat u nxitën nga dëbimi i një 87-vjeçareje, pasi qiraja e saj u rrit për 230%. Ndërsa në Portugali, qindra persona protestuan kundër çmimeve të banesave, të cilat u rritën për 124% nga viti 2015 deri më 2024.

Në Milano, protestat kundër kostos së jetesës përfunduan me përleshje mes protestuesve të maskuar dhe policisë.Në Shqipëri, protestuesit kundërshtojnë kryeministrin Edi Rama dhe korrupsionin e perceptuar, mungesën e vendeve të punës dhe cilësinë e dobët të arsimit. Ato nisën gjatë verës, të nxitura edhe nga një projekt luksoz bregdetar i mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka refuzuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, i cili tha se policia “humbi kontrollin” gjatë protestave që përfunduan me dhunë gjatë fundjavës. ndërsa zgjedhjet presidenciale në Francë mbahen në prill 2027. Qeveria ka premtuar 3000 mësimdhënës zëvendësues dhe ka hequr dorë nga rritja e disa tarifave universitare.

Ndërkohë, partitë kryesore në Spanjë kanë premtuar ndërtimin e më shumë banesave për të përballuar krizën e strehimit. Dështimi i një ligji për mbrojtjen e qiramarrësve e shtyu kryeministrin Pedro Sanchez të shpallë zgjedhje të parakohshme për 29 nëntor, shkruan The Guardian.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiqit

10.11.2026

“Politico”: 71% e evropianëve mbështesin krijimin e një ushtrie të BE-së

13.11.2026

OKB: 245 fëmijë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga tetori i vitit 2023

14.11.2026

Eisenkot mori mandatin, Netanyahu kërkon të jetë në krye të qeverisë së re

10.11.2026