Pse Kina po ul çmimet e smartphoneve Apple?
Blerësit në Kinë po përfitojnë nga zbritje ‘të cmendura’ për iPhone, ndërsa Apple përballet me konkurrencë në rritje nga markat vendase. Zbritjet nisin këtë të shtunë më datë 4 janar dhe do të ketë zbritje deri në 500 juan (68.50 dollarë, 55.30 paund) për disa nga modelet më të reja të telefonave të gjigandit amerikan [...]Read More...

Blerësit në Kinë po përfitojnë nga zbritje ‘të cmendura’ për iPhone, ndërsa Apple përballet me konkurrencë në rritje nga markat vendase.
Zbritjet nisin këtë të shtunë më datë 4 janar dhe do të ketë zbritje deri në 500 juan (68.50 dollarë, 55.30 paund) për disa nga modelet më të reja të telefonave të gjigandit amerikan të teknologjisë.
Prodhuesi kinez i telefonave, Huawei, gjithashtu ka ulur çmimet e pajisjeve të tij deri në 20%.
Zbritjet vijnë në një kohë kur konsumatorët në Kinë mbeten të pasigurt në lidhje me shpenzimet për shkak të sfidave ekonomike të vendit.
Zbritja më e madhe prej 500 juan do të aplikohet për iPhone 16 Pro, modeli kryesor i Apple, i cili ka një çmim fillestar prej 7,999 juan, dhe për iPhone 16 Pro Max, i cili aktualisht kushton 9,999 juan.
Kompania zhvilloi një promocion të ngjashëm në Kinë vitin e kaluar para festës së Vitit të Ri Lunar. / abcnews.al