Pse u kthye në rivlerësim Loti 2 i tenderit për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë, vlera e kontratës ishte mbi 15 milionë euro
Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka anuluar dhe kthyer në rivlerësim Lotin 2 të tenderit për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë. Vlera e kësaj kontratë ka qenë mbi 15 milionë e 600 mijë euro, e fitues ishte shpallur konsorciumi “PRICOM SH.P.K; METAG INSAAT TICARET A.S; FS C ING SH.P.K; JAHA SOLAR”, shkruan Gazeta Express. Çfarë thuhet […]
Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka anuluar dhe kthyer në rivlerësim Lotin 2 të tenderit për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë. Vlera e kësaj kontratë ka qenë mbi 15 milionë e 600 mijë euro, e fitues ishte shpallur konsorciumi “PRICOM SH.P.K; METAG INSAAT TICARET A.S; FS C ING SH.P.K; JAHA SOLAR”, shkruan Gazeta Express.
Çfarë thuhet në vendimin e OSHP’së?
“Aprovohet si pjesërisht e bazuar, ankesa e OE “Damastion Project SH.P.K” e datës 19.04.2024 (Nr.2024/0344), kurse vendimi për dhënien të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ndërtimi i rrugës Prizren – Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), segmenti Struzhë – Kyçja në Auto-udhën dr. Ibrahim Rugova në Prizren – Jug, L=20.350km; Loti 2=L=6+525.00 km; anulohet dhe lënda për LOT 2, kthehet në ri-vlerësim”, thuhet në vendimin e OSHP’së”, thuhet në vendimin e OSHP’së.
Kompania që është ankuar për këtë lot “Damastion Project SH.P.K” ka pretenduar se Ministria e Infrastrukturës ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Prokurim Publik, duke vendosur të rekomandojë operatorë ekonomikë që “janë të papërgjegjshëm dhe nuk kanë ofertuar konform kërkesave të dosjes së tenderit dhe njoftimit për kontratë”.
“Ankuesi (me të dhëna si më sipër) në pretendimin 1 thekson se AK për LOT 2 ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e LPP-së duke mos shqyrtuar fare pretendimet dhe argumentet tona, duke vendosur që të rekomandoj OE të cilët janë të papërgjegjshëm dhe nuk kanë ofertuar konform kërkesave të dosjes së tenderit dhe njoftimit për kontratë. Sipas ankuesi AK ka vepruar në kundërshtim me Procedurat e Prokurimit të përcaktuara në Rregulloren Nr.001/2022, Neni 45, Parag 45.31 dhe Parag. 45.32;Autoriteti Kontraktues nuk na ka lejuar të kemi qasje në Raport të Vlerësimit të këtij aktiviteti të prokurimit – dokument zyrtar i hartuar nga institucioni publik; ZPP në formularin e Raportit të Ri-Vlerësimit ku duhet të plotësoj me “PO” ose “JO” dorëzimin me sukses të dëshmive të Përshtatshmërisë nga OE Fitues, e ka lënë të zbrazur rubrikën, duke konfirmuar mos dorëzimin e tyre nga OE Fitues;Ekziston dyshimi i bazuar se Grupi I Operatorëve Ekonomik: “Pricom” SH.P.K. & “Metag Insaat Ticaret” A.S. & “FS C ING” SH.P.K. & “Jaha Solar” SH.P.K. janë shpërblyer me kontratë nga AK, duke mos i përmbushë kërkesat e përshtatshmërisë, në kundërshtim me dispozitat e LPP-së Nr.04/L-042, Neni 65”, pretendon kjo kompani.
Ndërkohë, kontratat për dy lotet tjera, janë nënshkruar dje. Për Lotin 1, vlera e kontratës është 8 milionë, e për Lotin 3 vlera e kontratës është 8 milionë e 346 mijë e 804 euro.
Për nënshkrimin e kontratave, ka njoftuar dje Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili tha se rruga Prizren-Tetovë po fillon të ndërtohet.
“Kjo rrugë i lidhë dy autostrada ndërkombëtare të cilat kalojnë në të dy anët e maleve të Sharrit, dhe lidhja e këtyre dy rrugëve në pikën më të afërt mes tyre, përveç se i afron dy qytetet dhe dy shtetet tona, ajo mundëson edhe hapjen e një korridori të ri rrugor me ndikim ekonomik për të dyja vendet”, ka shkruar Aliu.
Vlera e parashikuar për këtë kontratë ka qenë 35 milionë euro dhe tenderi është dhënë me procedurë të hapur./express
Burimi Informacionit :
Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk