MAQEDONIA

DAP publikon listën e borxhlinjëve: 5.200 qytetarë dhe kompani me mbi 14 miliardë denarë detyrime

Kosova.Today ·

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka bërë publike listën e fundit të borxhlinjve për muajin nëntor. Në të figurojnë gjithsej 5.200 qytetarë dhe kompani që kanë detyrime të papaguara tatimore e doganore. Të dhënat e DAP-it tregojnë se...

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) ka bërë publike listën e fundit të borxhlinjve për muajin nëntor. Në të figurojnë gjithsej 5.200 qytetarë dhe kompani që kanë detyrime të papaguara tatimore e doganore.

Të dhënat e DAP-it tregojnë se lista përmban 2.006 persona juridikë dhe 3.194 individë. Detyrimet e tyre ishin të papaguara deri më 31 korrik 2026 dhe nuk u shlyen deri më 31 tetor.

Vlera neto e borxhit të përgjithshëm është 14.024,931.031 denarë, ose 83.15 milionë denarë më shumë se në listën e kaluar. Ndërkohë, numri i borxhlinjve është shtuar me 60.

Shumica e detyrimeve lidhen me taksa dhe kontribute të papaguara, që arrijnë në 13.78 miliardë denarë. Borxhi për detyrime doganore është 240.9 milionë denarë.

Raporti njofton gjithashtu se në shtator 2026, 74.782 punëdhënës kishin detyrim të paguanin pagat e 553.040 punonjësve. Brenda afatit ligjor paguan 49.439 punëdhënës, apo 66.11 përqind, duke mbuluar kontributet për 481.003 punonjës, që përbëjnë 86.97 përqind të totalit. (INA)

KLIKO listën e borxhlinjëve KËTU


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat dhe bashkëpunimin me institucionet

12.11.2026

Iseni: BDI-ja duhet të japë llogari për Alta Bankën, koha e pandëshkueshmërisë ka përfunduar

11.11.2026

Këto janë top tre kompanitë më të mira nga TOP 100 për 2026

11.11.2026

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të papunë në Maqedoninë e Veriut

12.11.2026