SHQIPERIA

Rama publikon videon: “Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!”

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të premte një video nga protesta para Kryeministrisë, pak pas komunikimit të tij me mediat, duke vënë sërish në pikëpyetje identitetin e protestuesve dhe duke i akuzuar se synojnë të krijojnë rrëmujë....

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të premte një video nga protesta para Kryeministrisë, pak pas komunikimit të tij me mediat, duke vënë sërish në pikëpyetje identitetin e protestuesve dhe duke i akuzuar se synojnë të krijojnë rrëmujë.

“Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!”, shkruan Rama mbi videon e publikuar në rrjetet sociale.

Në pamjet e shpërndara nga kryeministri shfaqen të rinj me kapuçë përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa disa prej tyre duken duke rrëzuar ulëset prej betoni, ku Rama ka vendosur çdo mëngjes ftesat e tij për dialog me protestuesit.

Publikimi vjen në ditën e 11-të të bojkotit në universitete dhe protestave studentore, ndërsa Rama ka vijuar të kundërshtojë pretendimin se lëvizja përfaqëson studentët dhe pedagogët, duke e lidhur atë me akte dhune dhe kaos.

The post Rama publikon videon: “Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!” appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rama: Drejtësia godet edhe brenda pushtetit, kjo është prova e pavarësisë së saj

14.11.2026

Shtyhet seanca për dosjen ‘SAPAC’, shkak mungesa e ish-ministrit Beqaj

13.11.2026

Financimi i kapitullit të ri të rritjes ekonomike të Shqipërisë

13.11.2026

Rama zbret nga Dublini në Tiranë! Mbledh Asamblenë e PS në Gjirin e Lalëzit, nga kryeqyteti, lëvizjet në qeveri, zgjedhjet dhe protestat! Çfarë pritet

14.11.2026