BOTA

Putini kërcënon sërish Perëndimin me armë bërthamore

Kosova.Today ·

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të përdorë të gjitha armët që ka në dispozicion nëse e konsideron se enklava e saj në Baltik, Kaliningradi, po sulmohet drejtpërdrejt, transmeton “BBC”. Putini këmbënguli se Moska “nuk po kërcënon...

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se Rusia do të përdorë të gjitha armët që ka në dispozicion nëse e konsideron se enklava e saj në Baltik, Kaliningradi, po sulmohet drejtpërdrejt, transmeton “BBC”.

Putini këmbënguli se Moska “nuk po kërcënon askënd” dhe thjesht po u përgjigjet deklaratave të liderëve perëndimorë se Rusia po përgatitet për luftë në vitin 2029 ose 2030.

Gjatë gjithë kësaj jave, Rusia e ka akuzuar NATO-n se po përgatitet ta bllokojë territorin e saj, i cili kufizohet me Lituaninë dhe Poloninë, duke paralajmëruar se do të ishte madje e gatshme të përdorte armë bërthamore nëse Perëndimi do të përpiqej ta shkëpuste Kaliningradin nga pjesa tjetër e Rusisë.

NATO është përpjekur ta qetësojë situatën, duke theksuar se është një aleancë mbrojtëse dhe duke i bërë thirrje Moskës t’i ndalë “kërcënimet e saja bërthamore”.

Aleatët perëndimorë janë përballur me një rritje të të ashtuquajturave incidente të luftës hibride, të cilat i atribuohen Rusisë, veçanërisht në Poloni dhe në vendet baltike muajt e fundit.

The post Putini kërcënon sërish Perëndimin me armë bërthamore appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Politico”: 71% e evropianëve mbështesin krijimin e një ushtrie të BE-së

13.11.2026

SHBA ndaloi fluturimet në gjithë vendin për 5 orë, zbulohet shkaku

14.11.2026

Ndërprerje e sinjalit GPS në Detin e Veriut / 80 avionë mbeten të izoluar në fluturim, dyshimet te një super-transmetues rus

14.11.2026

Ish-inspektori i BIA-s serbe: Millan Radoiçiqi ka ikur në Rusi

13.11.2026