MAQEDONIA

Albi Qamili: Prona publike u kthehet tetovarëve, salla e sportit po shndërrohet në arenë moderne

Kosova.Today ·

Prona publike po u kthehet banorëve të Tetovës. Salla e sportit në qytet e cila për një periudhë ishte nën uzurpim, tashmë është liruar dhe ka nisur procesi për shndërrimin e saj në një objekt modern sportiv. Sipas zëvendëskryetarit të Komunës...

Prona publike po u kthehet banorëve të Tetovës. Salla e sportit në qytet e cila për një periudhë ishte nën uzurpim, tashmë është liruar dhe ka nisur procesi për shndërrimin e saj në një objekt modern sportiv.

Sipas zëvendëskryetarit të Komunës së Tetovës, Albi Qamili, salla do të ketë kapacitet prej rreth 5.000 ulësesh, duke e kthyer atë në një nga hapësirat më të rëndësishme sportive në qytet.

“Prona publike u kthehet tetovarëve! Salla e sportit në Tetovë, dikur nën uzurpim, u çlirua dhe po kthehet në objekt modern sporti. Me kapacitet prej 5.000 vendesh, Tetova fiton një tjetër xhevahir infrastrukturor”, ka thënë Qamili.

Investimi synon t’i japë Tetovës një hapësirë moderne për sport, aktivitete kulturore dhe ngjarje të mëdha publike, duke krijuar kushte më të mira për sportistët dhe qytetarët.

https://www.facebook.com/share/v/1GkZfnjpZc/

The post Albi Qamili: Prona publike u kthehet tetovarëve, salla e sportit po shndërrohet në arenë moderne appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

BDI: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj!

15.11.2026

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100

14.11.2026

LSH zgjodhi strukturat partiake në Gostivar

15.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026