MAQEDONIA

Qamili: Zgjidhje e qëndrueshme për emrat në Tetovë, larg lojërave politike

Kosova.Today ·

Procesi për riemërtimin e rrugëve në Tetovë po vijon me shqyrtimin e emrave të rinj që synojnë të pasqyrojnë historinë, identitetin dhe realitetin e qytetit dhe komuniteteve që jetojnë në të. Kështu bëri të ditur nënkryetari i Komunës së Tetovës...

Procesi për riemërtimin e rrugëve në Tetovë po vijon me shqyrtimin e emrave të rinj që synojnë të pasqyrojnë historinë, identitetin dhe realitetin e qytetit dhe komuniteteve që jetojnë në të.

Kështu bëri të ditur nënkryetari i Komunës së Tetovës dhe kryesues i Grupit të Punës për riemërtimin e rrugëve, Albi Qamili.

Sipas tij, në mbledhjen e sotme është shqyrtuar një tjetër grup emrash, ndërsa anëtarët janë dakorduar që procesi të zhvillohet duke i dhënë përparësi ligjshmërisë dhe qëndrueshmërisë.

Qamili theksoi se procesi nuk duhet të ndikohet nga lojërat politike apo manovrat juridike.

Ai tha se si kryesues i Grupit të Punës do të angazhohet që procesi të përmbyllet me zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, pa u diktuar nga presioni i kohës apo politika ditore.

“Tetova meriton emra dhe simbole dinjitoze”, ka shkruar Qamili.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Si u shit “Revolucioni Laraman”?!

15.11.2026

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

15.11.2026

Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë!

13.11.2026

Çfarë dënimi rrezikojnë 2 mjekët që nuk zbuluan 4 vrasjet në Kumanovë?

14.11.2026