KOSOVA

“Qeveria e re e Kosovës, puna e parë…”, Vjosa Osmani takon Palmer në SHBA

Kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e fundit të Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo gjatë ditës është takuar me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Mattheë Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim me zyrtarin amerikan kanë diskutuar për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara.“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”, shkruan Osmani në llogarinë e saj personale në Facebook.

Ndryshe, Mattheë Palmer ka treguar kohë më parë se në agjendën e tij si pikë kryesore do të jetë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë kërkesë e tij është që Kosova t..

Loading...

Kandidatja e LDK-së për kryeministre në zgjedhjet e fundit të Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo gjatë ditës është takuar me zëvendës ndihmës sekretarin e Shtetit, Mattheë Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Osmani ka bërë të ditur se në këtë takim me zyrtarin amerikan kanë diskutuar për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara.“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Mattheë Palmer, i cili është po ashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”, shkruan Osmani në llogarinë e saj personale në Facebook.

Ndryshe, Mattheë Palmer ka treguar kohë më parë se në agjendën e tij si pikë kryesore do të jetë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ndërkohë kërkesë e tij është që Kosova të heqë vendimin për taksë ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Një prej qëllimeve tona kryesore është që t’i japim përkrahje një qeverie në Kosovë e cila është e përkushtuar në dialog, gjë që nënkupton suspendimin e taksës dhe rikthimin në tavolinën e bisedimeve”, kishte thënë Palmer për RTCG. Sipas tij, zgjidhja ideale për dy palët do të jetë njohja reciproke, dhe se SHBA-ja do të luajë rolin e vet prej partneri sapo dy palët t’i kthehen tryezës së bisedimeve.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . “Qeveria e re e Kosovës, puna e parë…”, Vjosa Osmani takon Palmer në SHBA “Qeveria e re e Kosovës, puna e parë…”, Vjosa Osmani takon Palmer në SHBARating: 5.0
To Top