KOSOVA

Qeveria ndan 102 milionë euro, ja kush janë përfituesit

Kosova.Today ·

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës. Projektligji i miratuar parasheh që pjesa kryesore e mjeteve të shkojë në kontingjencën e pagave, për të mbuluar pagën e 13-të për punonjësit...

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e Kosovës.

Projektligji i miratuar parasheh që pjesa kryesore e mjeteve të shkojë në kontingjencën e pagave, për të mbuluar pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik dhe shtesën e përvojes.

Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se pagesat retroaktive do të mbulojnë periudhën nga hyrja në retroaktive për diferencën e shtesës prej 0.5 për qind për përvojën e punës.

“Që nga ky vit, me anë të Ligjit për Ndarje Buxhetore e kemi mbuluar shtesën prej 0.5 për qind, mirëpo hapësira e pambuluar që ka mbetur është prej kur ka hyrë Ligji i Pagave në fuqi deri në fund të vitit të kaluar”, tha Murati në mbledhjen e Qeverisë.

Nga rialokimi janë paraparë edhe 20 milionë euro për pensionet bazike, me qëllim të mbulimit të kostos së rritjes së numrit të pensionistëve.

Murati tha se këto mjete do të përdoren për të mbuluar “rritjen e natyrshme të pensionistëve”.

Ndërkohë, paga e 13-të për punonjësit e sektorit publik ishte ndarë edhe gjatë vitit të kaluar.

Shtesa prej 0.5 përqind u bëhet punonjësve të sektorit publik për çdo vit përvojë pune.

Pra një punëtor me 10 vjet përvojë përfitonte shtesë 5 për qind mbi pagën bazë. Por kjo shifër u ndërrua me Ligjin për Paga më 2022.

Për 15 vjetët e parë ajo u përgjysmua në 0.25 për vit, e më pas u bë 0.5 pas vitit të 15-të. Gjykata e ka shpallur këtë antikushtetues.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Osmani për Rugovën: Është Ati Themeltar i pavarësisë, kontributi i tij s’mund të fshihet nga historia

15.11.2026

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

14.11.2026

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa lagje të Prishtinës

14.11.2026