JETA

Qeveria e miraton vendimin, dërgon në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara

Kosova.Today ·

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dërguar në Kuvend vendimin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria ka marrë vendim që të miratojë kërkesën e Kuvendit për nismën legjislative për ndryshimin...

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dërguar në Kuvend vendimin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria ka marrë vendim që të miratojë kërkesën e Kuvendit për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, transmeton IndeksOnline.

“Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që përfshin: opinionin ligjor të përputhshmërisë me acquis të BE-së; vlerësimin e ndikimit buxhetor; dhe, opinionin ligjor lidhur me përmbajtjen e projektligjit në fjalë” thuhet në njoftimin e Qeverisë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sa mungojnë punonjësit në punë për shkak të sëmundjeve? Ja ku pozicionohen vendet evropiane

12.11.2026

Zvicra prezanton program të ri universitar për inteligjencën artificiale, studimet nisin në vitin 2027

15.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026

Tesla nis porositë për taksitë pa shofer, çmimi rreth 25 mijë franga

15.11.2026