JETA

Qiratë në Cyrih rriten me rreth 3 për qind brenda dy vjetësh

Kosova.Today ·

Kostoja e banimit vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore për banorët e Cyrihut. Qiratë në qytet janë rritur me rreth 3 për qind që nga viti 2024. Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistikave e Cyrihut, një banesë tipike me sipërfaqe...

Kostoja e banimit vazhdon të jetë një nga sfidat kryesore për banorët e Cyrihut. Qiratë në qytet janë rritur me rreth 3 për qind që nga viti 2024.

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Statistikave e Cyrihut, një banesë tipike me sipërfaqe prej 75 metrash katrorë kushton aktualisht rreth 1,690 franga në muaj, apo afërsisht 50 franga më shumë se dy vjet më parë, shkruan TCh, transmeton albinfo.ch.

Rritja prej 3.1 për qind e qirave neto është më e lartë se inflacioni i përgjithshëm në qytet, i cili gjatë së njëjtës periudhë ishte 1.2 për qind.

Rritja ka prekur kategori të ndryshme të banesave, përfshirë edhe ato të kooperativave. Megjithatë, dallimi mes banimit jofitimprurës dhe tregut të lirë mbetet i konsiderueshëm.

Mesatarisht, banesat jofitimprurëse kushtojnë rreth 1,150 franga në muaj, ndërsa pronat në tregun e lirë arrijnë mesatarisht në rreth 1,990 franga në muaj.

The post Qiratë në Cyrih rriten me rreth 3 për qind brenda dy vjetësh appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qyteti i Cyrihut, me paga minimale prej 23.90 frangash në orë nga 1 janari 2027

12.11.2026

Ai punon në Mercedes…

13.11.2026

Dënohet malazezi 32 vjeçar që kishte kërcënuar Përparim Avdilin

15.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026