QKUK jep detaje për gjendjen shëndetësore të të plagosurave në Majac: Është shumë e rëndë…
Një person ka mbetur i vdekur dhe dy gra të plagosura mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës. Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje për IndeksOnline ka dhënë drejtori i Emergjencës në QKUK Naser Syla. Syla bëri të ditur se gjendja e pacientëve është shumë e rëndë. “Dy paciente gjinisë femrore, njëra e


Një person ka mbetur i vdekur dhe dy gra të plagosura mbrëmjen e së dielës në Majac të Podujevës.
Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje për IndeksOnline ka dhënë drejtori i Emergjencës në QKUK Naser Syla.
Syla bëri të ditur se gjendja e pacientëve është shumë e rëndë.
“Dy paciente gjinisë femrore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile, jonë kry ekzaminimët e nevojshme në QE, të dy pacientet jonë të intubura me frymarje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, u shpreh Syla.


