Qysh mashtroi diskoteka “Venom” për Noizyn, në mënyrë që ta ndihmojë reperin të mos kapet nga Policia

Diskoteka “Venom” në Prishtinë mbrëmë ka bërë një mashtrim që i ka ndihmuar reperit shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, të mos kapet nga Policia e Kosovës, pasi ky i fundit bashkë me disa persona të tjerë dyshohet se ka marrë pjesë në një rrahje që ndodhi dy ditë më parë në një diskotekë […]

Qysh mashtroi diskoteka “Venom” për Noizyn, në mënyrë që ta ndihmojë reperin të mos kapet nga Policia

Diskoteka “Venom” në Prishtinë mbrëmë ka bërë një mashtrim që i ka ndihmuar reperit shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy, të mos kapet nga Policia e Kosovës, pasi ky i fundit bashkë me disa persona të tjerë dyshohet se ka marrë pjesë në një rrahje që ndodhi dy ditë më parë në një diskotekë në Pejë.

“Venom” dje doli me njoftim se Noizy nuk do të përformoi për arsye ligjore, dhe se koncerti nuk do të mbahet.

“Noizy nuk mundet të vij sonte në Venom për arsye ligjore, shihemi hera tjera, koncerti sot anulohet”, u tha në njoftimin e diskotekës që ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Por njoftimi që u dha në Instagram po del të jetë vec një mashtrim. Në një video që ka siguruar Gazeta Online shihet se Noizy, megjithatë, ka performuar mbrëmë në diskotekën “Venom” në Prishtinë.

Noizy, u paraqit në skenën e diskotekës “Venom” në Prishtinë, dikur pas orës 02:00 të mëngjesit, shkruan gazeta online Reporteri. Duke u larguar kështu pas përformances pa u kapur nga Policia e Kosovës që e ka shpall në kërkim.

Se Noizy është në kërkim nga Policia e Kosovës, e ka konfirmuar për zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, i cili ka thënë se reperi shqiptar nuk është paraqitur në stacionin policor përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij, andaj i ka bërë atij dhe të dyshuarve të tjerë të paraqiten në stacionin e policisë.

Nikqi ka thënë se të gjithë qytetarët që janë në dijeni të japin informacione mbi vendndodhjen e të dyshuarve.

“Nuk është paraqitur përkundër premtimeve që ka pas avokati i tij se do të paraqitet, nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim dhe për këtë çështje i bëjmë apel këngëtarit (Noizy) dhe gjithë personave të përfshirë në këtë vepër penale që të paraqiten tek organet hetuese. Përndryshe kërkojmë edhe ndihmën e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, veçanërisht kushdo që ka informata për vendndodhjen e tyre të bashkëpunojë ngushtë me policinë dhe prokurorinë dhe ju garantojmë që emri i tyre do të jetë konfidencial nëve na duhen vetëm informata”, tha Nikçi për Reporteri.

Kujtojmë se Noizy ka mohuar se ka qenë i përfshirë në rrahje. Ai përmes një postimi në Instagram ka thënë se në momentin që kishte shpërthyer përleshja, sigurimi e kishte shoqëruar jashtë dhe se nuk e kishte goditur për asnjë çast personazhin e tik-tokut.

“Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qen aty në atë moment”, ka shkruar ndër të tjera reperi Noizy.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :