SHQIPERIA

Radhë për të blerë një biletë në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” (FOTO) 

Për momentin kush do të shohë ndeshjen Shqipëri-Francë në “Arenën Kombëtare”, më 17 nëntor duhet të plotësojë disa kushte. Të vetmet sektorë të lirë për shitje janë tribunat pas porte, duke bllokuar për momentin edhe tribunën karshi pasi tribuna qëndrore prej afërsisht 1300 vende nuk do të dalë në shitje fare për shkak të protokollit të këtij takimi.
Çmimi i biletave të tribunave pas porte kushton 1500 lekë dhe janë të vetmet së bashku me biletat 2000 lekëshe, të cilat nuk kanë kushtin e detyrueshëm të blerjes së bashku me biletën për ndeshjen Shqipëri-Andorra, takim që zhvillohet 3 ditë më parë, më 14 nëntor në “Elbasan Arena”.
Të gjitha biletat e tjera që do të dalin sërish në shitje nga 5000, 4000 dhe 3000 lekë janë të lidhura respektivisht me tribunën e ndeshjes së Elbasanit, me çmimet 2000, 1500 dhe 1000 lekë. Megjithatë për momentin edhe ky variant është bllokuar duke mos ditur askush një arsye zyrtare për këtë ndryshim të shpeshtë të mënyrës së shitjes së biletave të ndeshje..

Loading...

Për momentin kush do të shohë ndeshjen Shqipëri-Francë në “Arenën Kombëtare”, më 17 nëntor duhet të plotësojë disa kushte. Të vetmet sektorë të lirë për shitje janë tribunat pas porte, duke bllokuar për momentin edhe tribunën karshi pasi tribuna qëndrore prej afërsisht 1300 vende nuk do të dalë në shitje fare për shkak të protokollit të këtij takimi.

Çmimi i biletave të tribunave pas porte kushton 1500 lekë dhe janë të vetmet së bashku me biletat 2000 lekëshe, të cilat nuk kanë kushtin e detyrueshëm të blerjes së bashku me biletën për ndeshjen Shqipëri-Andorra, takim që zhvillohet 3 ditë më parë, më 14 nëntor në “Elbasan Arena”.

Të gjitha biletat e tjera që do të dalin sërish në shitje nga 5000, 4000 dhe 3000 lekë janë të lidhura respektivisht me tribunën e ndeshjes së Elbasanit, me çmimet 2000, 1500 dhe 1000 lekë. Megjithatë për momentin edhe ky variant është bllokuar duke mos ditur askush një arsye zyrtare për këtë ndryshim të shpeshtë të mënyrës së shitjes së biletave të ndeshjes Shqipëri-Francë.

Ky fluks i kërkesave për biletat e ndeshjes Shqipëri-Francë vjen për një sërës faktorësh, e para që kjo ndeshje zhviollohet në kryeqytet pas më shumë se 4 vitesh që ndeshjet zhvilloheshin në Elbasan dhe Shkodër.

Por ajo që është më kryesorja me sa duket është fakti që në Tiranë do të mbërrijnë kampionët e botës me yjetë e tyre dhe kurioziteti është po kaq i madh sa edhe ai i stadiumit të ri që do të inagurohet pikërisht me këtë ndeshje. Ndërkohë që edhe kaosi me njoftime të herë pas hershme për ndryshimin e mënyrës së shitjes së biletave, ka ndikuar jo pak.

Gjithsesi kërkesa më e madhe për biletat e një ndeshjeje të përfaqësueses kanë qenë rreth 17.000 aplikime, për ndeshjen Shqiperi-Serbi, e zhvilluar në vitin 2015 në “Elbasan Arena”.

Loading...
Loading...

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Radhë për të blerë një biletë në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” (FOTO)  Radhë për të blerë një biletë në stadiumin e ri “Arena Kombëtare” (FOTO) Rating: 5.0
To Top