SHQIPERIA

Rama dhe Vuçiç sot në Ohër, ç’ndodh me “Mini-shengenin Ballkanik”

Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç do te jenë pjesë e takimit trepalësh të “Mini-shengenit Ballkanik” të ftuar nga kryeministri Zoran Zaev.
Siç mëson INA, delegacionet do të mbërrijnë sot pasdite, ku në mbrëmje presidenti Stevo Pendarovski do të shtrojë darkë për kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe presidentin serb Aleksandar Vuçic, ndërsa të dielën do të mbahet Samiti, i cili do të pasohet nga konferenca për shtyp e planifikuar në mesditë.
Ideja e krijimit të një “mini-shengeni ballkanik” qarkullon prej vitesh, por dy vende të tjera të rajonit, Kosova dhe Mali i Zi, e kanë kundërshtuar ashpër aplikimin e saj me pretendimin se në këtë mënyrë do të rikthehej ish-Jugosllavia. Fituesi i zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Kosovë, Albin Kurti, është shprehur se “mini-shengeni ballkanik” i dukej më tepër si një ide sesa një projekt, ndaj do të priste për të parë një tekst për të mësuar se çfarë nënkupton.
Samiti i parë u mbajt më 10 tetor, ku në ..

Loading...

Samiti i parë u mbajt më 10 tetor, ku në tryezën e përbashkët të diskutimit nuk ishin të pranishëm liderët e tri vendeve të tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor: Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjës.

Një ditë më parë, “Mini-shengeni Ballkanik” ka marrë edhe mbështetjen e SHBA, që e cilësoi si frytdhënës për rajonin. I dërguari i Posaçëm i Departamentit të Shtetit, Matheë Palmer e shikon këtë nisëm si një sinjal pozitiv që liderët e Ballkanit po marrin në dorë fatin e tyre. Gjithashtu Palmer shpreson që deri në Samitin e Zagrebit liderët e unionit do të arrijnë konsensusin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Palmer nderkohe kujtoi qe pjesë e këtij projekti duhet të jenë edhe Mali e Zi, Bosnja dhe Kosova.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Rama dhe Vuçiç sot në Ohër, ç’ndodh me “Mini-shengenin Ballkanik” Rama dhe Vuçiç sot në Ohër, ç’ndodh me “Mini-shengenin Ballkanik”Rating: 5.0
To Top