Rama për protestat e PD: Paguajnë mercenarë për hedhjen e molotovëve

Kryeministri Edi Rama është shprehur se PD është e vetmja parti në Europë që ka në programin e saj dhunën dhe shkatërrimin e pronës. Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’ ku tha se udhëheqja e PD-së përgatit bomba artizanale dhe paguan mercenarë për t’i hedhur ato në protestë. “Në Europë ka protestues […]

Rama për protestat e PD: Paguajnë mercenarë për hedhjen e molotovëve

Kryeministri Edi Rama është shprehur se PD është e vetmja parti në Europë që ka në programin e saj dhunën dhe shkatërrimin e pronës.

Komentet Rama i bëri në podkastin e tij ‘Flasim’ ku tha se udhëheqja e PD-së përgatit bomba artizanale dhe paguan mercenarë për t’i hedhur ato në protestë.

“Në Europë ka protestues anarkistë, huliganë, neofashistë, por qysh nga koha e partive famëkëqija në Gjermani e Itali të shumë viteve më parë, ka vetëm një parti parlamentare në Europë që të ketë pjesë të pandarë të programit të saj shkatërrimin e pronës, ushtrimin e dhunës dhe organizimin e trupava paramilitare. Rrugeçërit e lagjes me maska paguhen për të hedhur molotovë. Mercenarët tani kanë kaluar në hedhjen e bombave të mirëfillta artizanale, të përgatitura nga udhëheqja e PD-së, që synojnë plagosjen e sa më shumë policëve. Këto protesta janë si një jashtëderdhje e plakut të lajthitur që i organizon që dalin në mediat e huaja dhe që prishin imazhin e Shqipërisë”, tha mes të tjerash Rama.