SHQIPERIA

Rama, Zaev dhe Vuçiç firmosin për 9 pikat e “Shengenit të Ballkanit” (FOTO)

Ashtu siç është parashikuar, ditën e sotme u mbajt Samiti i Ohrit. Ky samit ka mbledhur bashkë liderët e Ballkanit, kryeministrin Edi Rama, homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, të cilët diskutuan mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve.
Pak pas takimit, agjencia e lajmeve Tanjug ka arritur të zbardhë detaje nga takimi mes zyrtarëve, duke cituar presidentin Vuçiç se tre liderët kanë rënë dakord me njëri-tjetrin për shumë gjëra. Mes të tjerash Vuçic e vë theksin tek fakti se me, do të përmirësohet ndjeshëm mjedisi i investimeve.
“Kemi rënë dakord për gjëra shumë të rëndësishme. Do përmirësohet ndjeshëm mjedisi i investimeve. Jemi të vendosur të bëjmë më të mirën për qytetarët. Pas vendimeve, presim sulme nga palë të ndryshme”, theksoi Vuçiç, ndërsa shtoi se nuk ka frikë nga presionet.
Ndërkohë, mediat flasin për 9 konkluzione që sipas tyre janë arritur nga taki..

Loading...

Ndërkohë, mediat flasin për 9 konkluzione që sipas tyre janë arritur nga takimi i tre liderëve në Ohër. “Objektivi i anëtarësimit në BE, qëllim i Ballkanit Perëndimor”, është një nga konkluzionet e arritura në takim. Po ashtu në axhendë është përcaktuar që në orën 12:00 të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes tre përfaqësuesve të këtyre shteteve.

Në axhendën e Samitit ishte parashikuar që pjesëmarrës të ishte dhe edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi. Ndërkohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka refuzuar të marrë pjesë në takim. Ai theksoi dje përmes një postimi në rrjetet sociale se Kosova nuk mund të marrë pjesë në një samit, në të cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e saj.

Shefi i qeverisë shqiptare mbërriti dje pasdite në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u takua me Aleksandër Vuçiç dhe Zoran Zaev. Takimi i parë mes tre liderëve u zhvillua në kryeqytetin e Serbisë pak ditë para se Këshilli i Evropës të jepte verdiktin për negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku u fol edhe për krijimin e ‘Shengenit të Ballkanit’.

Loading...
Loading...
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Most Popular

Loading...
Kosova Today News Reviewed by Kosova News on . Rama, Zaev dhe Vuçiç firmosin për 9 pikat e “Shengenit të Ballkanit” (FOTO) Rama, Zaev dhe Vuçiç firmosin për 9 pikat e “Shengenit të Ballkanit” (FOTO)Rating: 5.0
To Top