JETA

Ramadani: LDK e PDK “ranë në lojën e Kurtit”, Aleanca e lexoi që nga fillimi

Kosova.Today ·

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe takimet e liderëve të partive për zgjedhjen e presidentit. Ramadani ka deklaruar se, sipas tij, në “lojën e Kurtit” fillimisht ka rënë LDK-ja e më pas...

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe takimet e liderëve të partive për zgjedhjen e presidentit.

Ramadani ka deklaruar se, sipas tij, në “lojën e Kurtit” fillimisht ka rënë LDK-ja e më pas edhe PDK-ja.

“Manovrim i tij. Manipulim i tij. Gabim kanë bërë të dyja. Aleanca qëndroi drejt!”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka kritikuar takimet e zhvilluara ndërmjet liderëve politikë, duke pretenduar se ato nuk kanë pasur për qëllim arritjen e një marrëveshjeje.

“Është gabim të besohet se Kurti ka vullnet të mirë. Takimet nuk kanë qenë asnjëherë për marrëveshje. Takimet kanë qenë për blerje kohe dhe për fotografi”, ka deklaruar ai.

Ramadani ka thënë se Aleanca ka qenë e vetmja parti që “e ka lexuar lojën e Kurtit”, duke pretenduar se qëndrimi i saj ka qenë i njëjtë nga fillimi deri në fund.

“Aleanca mbeti e vetmja që e lexoi lojën e Kurtit. Që nga fillimi e deri në fund, Aleanca nuk u lëkund fare dhe e tha veç të vërtetën”, ka shkruar deputeti.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026

Zvicër: Qytetarët vendosin për ndryshimin e kushteve të punës në spitalin kantonal të Schaffhausenit

12.11.2026

SWR: “Pallati i Rinisë”” – Skena e muzikës së re në Kosovë

14.11.2026