Ramiz Shala: Kushtetuta e Kosovës nuk mund të interpretohet nga kushdo

Analisti Ramiz Shala në emisionin Adresa ka folur për rëndësinë e njohjes dhe respektimit të Kushtetutës së Kosovës, duke theksuar se interpretimi i saj kërkon njohuri të thella juridike. Sipas Shalës, kushtetuta jonë është më e avancuara në rajon, por nuk mund të interpretohet nga ata që nuk e njohin jurisprudencën. Nuk mund të jesh

Ramiz Shala: Kushtetuta e Kosovës nuk mund të interpretohet nga kushdo
ramiz-shala:-kushtetuta-e-kosoves-nuk-mund-te-interpretohet-nga-kushdo

ramiz-shala:-kushtetuta-e-kosoves-nuk-mund-te-interpretohet-nga-kushdo

Analisti Ramiz Shala në emisionin Adresa ka folur për rëndësinë e njohjes dhe respektimit të Kushtetutës së Kosovës, duke theksuar se interpretimi i saj kërkon njohuri të thella juridike.

Sipas Shalës, kushtetuta jonë është më e avancuara në rajon, por nuk mund të interpretohet nga ata që nuk e njohin jurisprudencën. Nuk mund të jesh ekonomist dhe të interpretosh Kushtetutën njëkohësisht, duke iu referuar edhe individëve të njohur publikisht.

Ai ka kujtuar se Kushtetuta është rezultat i një kompromisi të kujdesshëm mes asaj që ishte e nevojshme dhe pritshmërive të qytetarëve, duke përfshirë diskutimet për simbole si flamuri kombëtar dhe UÇK-ja.

“Ky shtet nuk është thjesht një kompromis, është produkt i sakrificës së brezave nga Ahmet Delia deri tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Ata që nuk respektojnë Kushtetutën nuk kuptojnë lirinë dhe shtetin që kemi ndërtuar,” ka shtuar Shala.

Deklarata e plotë: