Raportet financiare te Drejtoria për çështje hidrometeorologjike nuk janë reale, vlerësoi Revizoni

  Enti Shtetëror për Revizion në hulumtimin rreth punës së Drejtorisë për çështje hidrometeorologjike ka regjistruar parregullsi në funksionimin e këtij institucioni, duke paraqitur edhe parregullsi ligjore, transmeton Portalb.mk. “Raportet financiare për xhirollogarinë themelore 637 për vitin 2023 te Drejtoria për çështje hidrometeorologjike nuk janë reale dhe objektive, për çka është shprehur edhe mendim jo […]

Raportet financiare te Drejtoria për çështje hidrometeorologjike nuk janë reale, vlerësoi Revizoni

 

Enti Shtetëror për Revizion në hulumtimin rreth punës së Drejtorisë për çështje hidrometeorologjike ka regjistruar parregullsi në funksionimin e këtij institucioni, duke paraqitur edhe parregullsi ligjore, transmeton Portalb.mk.

“Raportet financiare për xhirollogarinë themelore 637 për vitin 2023 te Drejtoria për çështje hidrometeorologjike nuk janë reale dhe objektive, për çka është shprehur edhe mendim jo i favorshëm”, deklarojnë nga Revizioni.

Në hulumtim theksohet se revizorët kanë shpreh rezerva në raport me mospërputhjen e raporteve financiare me rregullativën.

“Për llogaritët tjera të Drejtorisë që ishin lëndë e revizionit, revizorët kanë shpreh rezerva në mendimin rreth realitetit dhe objektivitetit të raporteve financiare, derisa për harmonizimin me rregullativat ligjore është dhënë mendim pa rezerva”, thuhet në raport.

Rekomandohet që Drejtoria të marrë masa për rritjen e zbatimit të këtyre rregullativave dhe rritjen e transparencës.

Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar edhe parregullsi të ndryshme gjatë regjistrimit, duke raportuar që 16 229 000 denarë është dallimi ndërmjet raportit financiare dhe materialeve të regjistruara.

Në parregullsitë e regjistrit numërohet edhe evidentimi i gabuar i objekteve dhe veturave që janë në shfrytëzim. Përkundër që Qeveria më 25 nëntor të vitit 2022 kishte vendosur që të shiten njëmbëdhjetë veturat, këto vetura as nuk ishin regjistruar e as nuk ishin shitur.

“Ekziston dallim prej 5 901 000 denarë ndërmjet regjistrimit financiare dhe materiale rezervë”, thuhet në raport.

Në raport theksohet që numri i të punësuarve ka shënuar ulje në këtë institucion, ashtu që janë regjistruar 69 vende të lira pune. Mosha mesatare e të punësuarve ka lëvizur nga 51 në 53 vjeç, pasi nuk ka kuadër të ri të kualifikuar për të zëvendësuar ata që dalin në pension. Për këtë, nga 19 stacionet meteorologjike, tre janë jofunkaisonale, ndërsa katër rrezikohen të mbyllen për shkak pensionimit të të punësuarve.

Problem tjetër i konstatuar nga Revizioni është edhe amortizimi i pajisjeve, gjegjësisht stacioneve meteorologjike., për shkak se janë vjetruar pajisjet dhe nuk janë mirëmbajtur.

“Të nevojshme janë ndryshimet urgjente dhe saktësimi i Ligjit për veprimtari hidrometeorologjike për të siguruar mjete të mjaftueshme financiare për përditësimin dhe modernizmin e pajisjeve”, vlerësoi Revizioni.

 

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :