KOSOVA

QKUK: 337 raste të trajtuara në Emergjencë gjatë 24- orëve, 4 persona humbën jetën

Kosova.Today ·

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit stafi mjekësor ka trajtuar gjithsej 337 pacientë, duke ofruar shërbime në disa njësi të emergjencës. Sipas të dhënave, në repartin e Reanimimit janë trajtuar 77 raste,...

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit stafi mjekësor ka trajtuar gjithsej 337 pacientë, duke ofruar shërbime në disa njësi të emergjencës.

Sipas të dhënave, në repartin e Reanimimit janë trajtuar 77 raste, në Emergjencën Internistike 94 raste, në Emergjencën Ortopedike 76 raste, ndërsa në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 56 pacientë.

Po ashtu, në Sallën e Vogël janë kryer 34 shërbime.

Sa i përket natyrës së rasteve të evidentuara, gjatë kësaj periudhe është regjistruar një rast i lëndimit me armë zjarri, një rast i intoksikimit dhe 14 raste të personave të lënduar në aksidente komunikacioni.

QKUK-ja bën të ditur se gjatë 24-orëve të fundit janë realizuar edhe 27 pranime për trajtim të mëtejmë në klinikat përkatëse. Ndërkohë, gjatë së njëjtës periudhë janë regjistruar katër raste të vdekjeve.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – krejt çka dihet

14.11.2026

Nëse Shqipëria dhe Mali i Zi hyjnë në BE, si preken qytetarët dhe bizneset në Kosovë?

14.11.2026

Milan Radoiçiqi është larguar nga Serbia, ka shkuar në Rusi – thotë ish-inspektori i BIA-s

14.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026