Rastet kur sportistët refuzojnë medaljet olimpike, çfarë ndodh me ta?

Të fitosh një medalje olimpike është një ndër arritjet më të mëdha në jetë për një sportist dhe ne kemi parë shumë atletë që janë ‘rrëmbyer’ nga emocionet e mëdha kur janë ngjitur në podiumin e Parisit. Edhe nëse është e argjendtë ose e bronztë në krahasim me atë të arit, shumica e atletëve janë […] The post Rastet kur sportistët refuzojnë medaljet olimpike, çfarë ndodh me ta? appeared first on Albinfo.

Rastet kur sportistët refuzojnë medaljet olimpike, çfarë ndodh me ta?

Të fitosh një medalje olimpike është një ndër arritjet më të mëdha në jetë për një sportist dhe ne kemi parë shumë atletë që janë ‘rrëmbyer’ nga emocionet e mëdha kur janë ngjitur në podiumin e Parisit.

Edhe nëse është e argjendtë ose e bronztë në krahasim me atë të arit, shumica e atletëve janë jashtëzakonisht të kënaqur.

Lojërat Olimpike mbajnë standardet më të larta të respektit dhe sportivitetit dhe ka dy shembuj që dëshmojnë se si refuzimi i medaljes mund të rezultojë në dënime të ashpra.

Në vitin 1992 në Barcelonë, peshëngritësi Ibragim Samadov kishte përfaqësuar ekipin e unifikuar të ish-Bashkimit Sovjetik dhe kishte fituar medaljen e bronztë në kategorinë e peshave të rënda.

Ai e kishte ftuar medaljen e artë në Kampionatin e Peshëngritjeve një vit më herët dhe pas tri luftave të barabarta, ai kishte marë të bronztën, sepse kishte peshuar 0.5 kilogramë më shumë.

Ibragim Samadov gjatë një konkursi, i pakënaqur me rezultatin, kishte refuzuar ta merrte medaljen dhe ta vendoste atë rreth qafës gjatë ceremonisë. Në vend të kësaj, ai e pranoi medaljen në dorë para se ta hidhte atë në podium, duke dalë nga palestra i shoqëruar me një kor brohoritjesh.

Samadov ishte eliminuar për këtë gjest dhe kishte marrë një dënim të përjetshëm nga IOC (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar).

Suspendimi qëndroi në fuqi ani pse Samadov më pas kërkoi falje dhe, si pasojë e kësaj, ai nuk ishte në gjendje të merrte më pjesë në konkurset e peshëngritjeve, transmeton telegrafi, përcjell albinfo.ch.

Gjesti i Samadov u përsërit nga mundësi suedez, Ara Abrahamian, në edicionin e Lojërave Olimpike të Beijingut.

Abrahamian pësoi humbje ndaj italianit Andrea Minguzzi në gjysmëfinale të kategorisë 84 kilogramë në duelin greko-romak. Ai pas ndeshjes tha se kishte “gabime të dukshme në gjykim” dhe së bashku me trajnerin e tij i akuzoi zyrtarët për korrupsion.

Pasi e fitoi medaljen e argjendtë në 2004, Abrahamian e kishte fituar medaljen e bronztë në atë takim, por që nuk ishte i kënaqur.

Edhe pse shtrëngoi duart dhe pranoi medaljen, ai e hoqi atë me shpejtësi, doli nga podiumi dhe e vendosi medaljen në tapet.

IOC sërish mori masa ekstreme, duke e eliminuar nga gara dhe duke ia pamundësuar përgjithmonë të marrë pjesë në ndonjë garë të tillë.

 

The post Rastet kur sportistët refuzojnë medaljet olimpike, çfarë ndodh me ta? appeared first on Albinfo.

Burimi Informacionit :

Lajmi eshte mare nga portalet tjere ne nuk mbajme pergjithesine per publikimin nese keni ndonje problem me lajmin e mesiper atehere dergo nje mesazh per fshirje ne Kosova.Today.
Ky lajme me heret eshte postuar ne keto portale : abcnews, insajderi, zhurnal, albinfo, kosovarja, ora24, fakteplus, afterparty, kryefjala, lajmi.net, aktuale.mk, kolibri.al, orainfo.net, portalb.mk

PER BILETA AUTOBUSI KLIKO :