Reagon Fetiu pasi iu publikua video duke e goditur 8-vjeçaren: Është vajza ime, e preka pak për ta kthjellë

Trajneri Valmir Fetiu thotë se vajza të cilin e ka prekur me dorë është vajza e tij, Valina dhe që nuk e ka goditur shuplakë siç kanë shkruar mediat, por e ka bërë thjesht për ta kthjellë. Ai ka thënë se vajza e tij assesi s’e pranoi humbjen në finalen e Evropianit nga serbja, andaj […]

Reagon Fetiu pasi iu publikua video duke e goditur 8-vjeçaren: Është vajza ime, e preka pak për ta kthjellë

Trajneri Valmir Fetiu thotë se vajza të cilin e ka prekur me dorë është vajza e tij, Valina dhe që nuk e ka goditur shuplakë siç kanë shkruar mediat, por e ka bërë thjesht për ta kthjellë.

Ai ka thënë se vajza e tij assesi s’e pranoi humbjen në finalen e Evropianit nga serbja, andaj e preku pak për ta kthjellur.

“Ajo vajza është vajza ime, nuk e kanë cek askush aty. Kjo vajza ime e mund ukrainasen, ishte kandidate për me marrë vendin e parë në Evropian, nuk është çfarë do gare”.

“Unë jam invalid i luftës, trajner i kombëtares së Kosovës. Kjo (vajza) prej euforisë nisi të qajë dhe bërtet se pse humbi prej serbes. Referi ishte ai që me çdo kusht donte që me humb kjo. Unë i thashë “Leje, u kry kjo punë, e mori luftën dhe s’ki çka e diskuton”. Nuk është nxënëse e huaj, është vajza ime, po të ishte dikush tjetër as nuk do ta diskutoja”.

“Unë në atë moment e kam kap prej tokës dhe i kam ra pak, në shpejtësi me maje të gishtave. Qetësohu, u kry kjo punë, vendi i dytë nuk është pak. Kjo është e jemja që i kam thënë, këta i kanë dhanë tjetër kahje, kanë shkruajt “E ka godit shuplakë, e ka qit në tokë”. A unë menjëherë i kam thënë “Valina, qetësohu”, një shuplakë të vogël veç me e kthjellë”, deklaroi ai për Nacionalen.

“Valina dojke prapë me vazhdu, euforia e madhe se pse me humb prej serbes. Një fëmijë pra që e ka babën invalid të luftës së UÇK-së, është tetë vjeçare, pra është vajza ime. Nuk mundet t’i dhimbset askujt më shumë se mua, unë kam dëshirë që vajza ime të sjellë medalje olimpike, sikur tash kur sjelli vendin e dytë në Evropian. Është nënkampione e Evropës. E mundi ukrainasen 9:0, shikoni mirë. Ukrainasja ishte 10 herë më e mirë se serbja”.

“Do ta kishte mundur lehtë serben por nuk e di pse u bllokua, referi e qiti prej sistemi. Kjo kishte qejf ma shumë se çdo kush me e fitu luftën, prandaj i thashë “Qetësohu, ec këtu te babi, mos e diskuto”. Ishte nën afekt dhe ishte për fëmijën tim, jo për dikënd tjetër”.

“Jam invalid i luftës, duhet ta dini se çfarë urrejtje kem ndaj serbëve. Edhe vajza ime e ka të njëjtën urrejtje dhe do me çdo kusht të fitojnë ndaj serbëve. Po këtë e kanë bërë mediat serbe, se e kanë ditë që sportistja e tyre do të humb nga Valina, por kjo doli pak nga kontrolli edhe e humbi luftën në finale”.

“Prej aty jom shku i kom ble 100 qind sende tjera për me e qetsu fëmijën tim sepse doli nga kontrolli nga inati, urrejtja se pse e humbi luftën”.

PAMJE: