KOSOVA

Reagon Pacolli e LVV-së: Presidenti nuk është i një partie, është i Republikës

Kosova.Today ·

Megjithëse deri tani nuk kishte reagime lidhur me mënyrën se si do të procedohet me Kuvend dhe çështjen e presidentit, Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje theksoi se për zgjedhjen e presidentit të vendit nuk mjafton vetëm vullneti i një...

Megjithëse deri tani nuk kishte reagime lidhur me mënyrën se si do të procedohet me Kuvend dhe çështjen e presidentit, Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje theksoi se për zgjedhjen e presidentit të vendit nuk mjafton vetëm vullneti i një partie apo i një shumice parlamentare.

Ajo në një postim në Facebook shkruan se Kushtetuta dhe vetë natyra e këtij posti kërkojnë një qasje që e përfshin edhe opozitën.

“Presidenti nuk është president i një partie. Është president i Republikës. Prandaj, propozimi i kandidatit duhet të jetë rezultat i një dialogu serioz politik, ku shumica dhe opozita parlamentare duhet të ulen në një tavolinë dhe të kërkojnë emrin që mund të kapërcejë interesat e ngushta partiake”, shkruan ajo.

Sipas saj, opozita nuk duhet dhe nuk mund ta trajtojë procesin vetëm si mundësi për ta bllokuar shumicën.

“Kosova ka nevojë për një president që del nga një marrëveshje që i jep legjitimitet më të gjerë institucionit të Presidentit. Në këtë proces, përgjegjësia është e të gjithëve.

Në fund, nuk është çështja vetëm kush do të zgjidhet president, por si do të zgjidhet dhe çfarë legjitimiteti do të ketë ai president. Tani është koha që opozita të tregojë nëse është opozitë e Republikës apo opozitë e bllokadave”, shkruan Pacolli.

The post Reagon Pacolli e LVV-së: Presidenti nuk është i një partie, është i Republikës appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026

Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror

14.11.2026

Polici gjermani që u martua me shqiptaren e la amanet të varrosej me hoxhë në Gjilan

15.11.2026

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

15.11.2026